LAJMI I FUNDIT:

Trashi zbulon prapaskenën: Presidenti Demi më premtoi se nëse shënoja do ta kem një shpërblim

Trashi zbulon prapaskenën: Presidenti Demi më premtoi se nëse shënoja do ta kem një shpërblim

Lorenc Trashi ka pohuar se nuk e kishte parë as në ëndërr një debutim si ai i sotmi. Në intervistën e dhënë për gazetarin Pano Xhixho të “RTSH”, mbrojtësi i Partizanit tha se ia dedikonte gjithçka familjes.

“Po, është e vërtetë. Nuk e di, por është një emocion i papërshkrueshëm me fjalë. Kjo është një ëndërr e bërë realitet. Një ëndërr e plotësuar  e prindërve të mi, që kërkonin të më shikonin një ditë duke përfaqësuar kombin. Shpresoj të kem bërë një debutim të mirë, të jenë kënaqur edhe tifozët.

Nuk mund t’iu fshihja dot emocionet, trajneri më ka thënë që kjo është ndeshja jote, luajti me partizanin, ska asnjë ndryshim. Besimin tim e ke të plotë.


Dedikimi? Shkon për familjen time, dy motrat e mia që më kanë mbështetur gjithë karrierës time. Gjithë cunave dhe trajnerit dhe tifozëve. Nuk mund të them se do jem titullar, është shumë shpejt, do të jap gjithçka sa herë të më besohet”, tha mbrojtësi.

Ndërkohë, pasi u thirr pas ndeshjes nga zyrtarët e UEFA-s për të kryer kontrollin e anti-dopingut, Trashi ndenji për disa minuta derisa u kryen të gjitha analizat, e më pas foli edhe për mikrofonin e “Supersport” ku deklaroi:

Debutim ëndrrash…

Nuk e prisja, është një ëndërr e bërë realitet. E kam dashur gjithmonë. Të kapësh majat në futboll, duhet të luash dhe në Kombëtare, të përfaqësosh vendin tënd. Unë ia arrita, por është vetëm fillimi.

A u ndjeve i nënvlerësuar duke qenë se vjen nga Superliga?

Nuk jam ndjerë kurrë inferior dhe të jem mendimin se unë vij nga Superliga, dhe nuk po luajmë në Europë, si të tjerët që luajnë në ekipe të mira. Dua të falënderoj çunat dhe stafin e trajnerit, që janë treguar shumë të mirë me mua. Më kanë respektuar e më kanë mbajtur afër, duke më thënë se kjo ishte ndeshja ime.

E kuqe me Partizanin, e kuqe dhe me Kombëtaren…

Ngjyra e kuqe është ngjyra e dashnisë(qesh)..

Urimet për golin…

Mesazhet ishin të shumta, por pashë ato më të rëndësishmet që ishin nga familja. Gjithashtu, më ka shkruar edhe presidenti Demi. Kam folur me të edhe para ndeshjes, i thashë që do luaj. Më tha që të mos kem emocione dhe se kjo ishte dita ime. Nëse do shënoja, më premtoi se do më jepte edhe një shpërblim të mirë në Tiranë.

A të vjen keq që debutimi ka ardhur me vonesë në Kombëtare?

Ndoshta edhe e kam merituar, ndoshta edhe jo. Këtë e vlerësojnë ata që janë profesionistë në këtë gjë. Unë gjithmonë nuk e kam ulur ritmin tim, dhe kam qenë optimist për veten. Kam duruar dhe jam stërvitur me ekipin tim. Ajo punë që po bën, do ia marrësh frytet më vonë. Për këtë, isha i sigurt. /Panorama/

Në trend Sport

Më shumë
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Premier League
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Ndërkombëtare
Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ndërkombëtare
Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi

Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi

Ndërkombëtare
Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duke i ofruar kontratë marramendëse egjiptianit Salah

Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duke i ofruar kontratë marramendëse egjiptianit Salah

Ligat tjera
Kalo në kategori