Publikimet e Bella Hadid tërheqin shumë vëmendjen e publikut kudo që ajo shfaqet.

Bukuroshja 24 vjeçare nxiti përsëri psherëtima me një seri fotografish që postoi në llogarinë e saj në Instagram.


Njëra nga modelet më të kërkuara në ditët e sotme, u fotografua me një fustan të bardhë të ngushtë, i cili lë përshtypjen “sikur të ishte e lagur”. Nuk kanë munguar edhe të tjera poza me bikini.

bella1 1 (Foto: Instagram/bellahadid)

“Engjëll”; “Ti je e bukur, Bella”; "Nuk duroj sa e bukur je” – ishin disa nga komentet që i referoheshin dukjes së saj.

Ju kujtojmë, Bella e filloi modelimin në moshën 16 vjeçare dhe që atëherë ka qenë vazhdimisht e pranishme në pistat e modës në gjithë botën.

bella1 3 (Foto: Instagram/bellahadid)

Ndërkaq, ka punuar për të gjitha shtëpitë prestigjioze të modës, si Chanel, Givenchy, Fendi, Versace, ndërsa ka zbukuruar ballinat e revistave Elle, Vogue, Gracie, Porter etj. /Telegrafi/

bella1 5 (Foto: Instagram/bellahadid)

bella1 7 (Foto: Instagram/bellahadid)

bella1 8 (Foto: Instagram/bellahadid)

bella1 9 (Foto: Instagram/bellahadid)

bella1 2 (Foto: Instagram/bellahadid)

bella1 4 (Foto: Instagram/bellahadid)