LAJMI I FUNDIT:

“Transferimi më i keq i imi ishte Kaka te Milani”!

“Transferimi më i keq i imi ishte Kaka te Milani”!

Wagner Ribeiro është një nga menaxherët më të njohur në botën e futbollit.

Ai ka pasur në dorë disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit si braziliani Leite Kaka.

Ai ka folur pikërisht brazilianin në një intervistë për ueb-faqen “UOL”, transmeton Telegrafi.


“Për vlerën që kishte, transferimi i tij te Milan ka qenë operacioni im më i keq. Ka kushtuar vetëm 8,5 milionë euro në 2003. Kontrata e tij me Sao Palo ishte afër skadencës dhe ai hoqi dorë nga disa gjëra sepse donte të luante në Europë”, tha braziliani.

Kaka për Milanin luajti shtatë vjet dhe fitoi një titull të kampionit në Serie A dhe po aq të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/