LAJMI I FUNDIT:

Trajtimi me keratin, trendi i ri për kujdesin e thonjve

Trajtimi me keratin, trendi i ri për kujdesin e thonjve
Foto: GettyImages

Keratina ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme që kur u bë e famshme në fushën e bukurisë mbi 10 vjet më parë.

Ajo ende bënë klientët të dynden në sallonet e bukurisë për tajtimet e flokëve me keratin, të cilat mundësojnë të keni flok më të shëndetshëm dhe më të drejtë.


Por, tani sallonet e bukurisë dhe profesionistët e kësaj fushe po zbulojnë fuqitë restauruese të keratinës edhe për thonjtë tanë.

Gjatë karantinës mund të keni dëmtuar thonjtë pasi ishte i vështirë kujdesi për ta në kushte shtëpie, prandaj mund t’ju duhet një trajtim i tillë.

Çarë është keratina dhe pse është e mirë për thonjtë tanë?

Keratina është një proteinë strukturore që gjendet në flokët, thonjtë dhe lëkurën tonë.

Ashtu si trajtimet me keratin ndihmojnë për të forcuar pjesën e brendshme të flokëve, proteinat e keratinës lidhen me thonjtë tanë natyralë për të ndihmuar në forcimin e pllakës së thonjve (nga ana tjetër, duke i bërë ata më pak të rrezikuar nga thyerjet) dhe për të përmirësuar gjendjen e thonjve të dëmtuar dhe të thatë.

Kjo do të thotë që keratina është veçanërisht e dobishme nëse keni shtesa të rregullta gjeli të cilat mund t’i lënë thonjtë e brishtë, të dëmtuar dhe të butë. /Telegrafi/