LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Rumanisë, Lucescu: Kosova ka 3-4 lojtarë të rëndësishëm, Zhegrova është i jashtëzakonshëm

Trajneri i Rumanisë, Lucescu: Kosova ka 3-4 lojtarë të rëndësishëm, Zhegrova është i jashtëzakonshëm

Trajneri i Kombëtares së Rumanisë, Mircea Lucescu ka folur para ndeshjes ndaj Kombëtares së Kosovës, ku ka vënë theksin te disa futbollistë, të cilët sipas tij janë më të rëndësishmit.

Kosova luan nesër (e premte) në udhëtim te Rumania, në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Stadiumin Nacional” me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ekipi i Dardanëve është gati për këtë ndeshje, edhe përkundër disa mungesave të theksuara shkaku i lëndimeve.


Megjithatë, trajneri i rumunëve, Lucescu, ka theksuar se Kosova ka disa lojtarë të rëndësishëm në ekip, ku me theks të veçantë ka folur për Edon Zhegrovën, i cili sipas tij është i jashtëzakonshëm.

“Zhegrova është lojtar i jashtëzakonshëm nëse i lejohet të luajë. E mbyllëm mirë në Prishtinë. Në Evropë, në kampionat, ku i lejohet të luajë, është vendimtar”, ka thënë fillimisht Lucescu kur u pyet për lojtarët kosovarë.

“Ata kanë 3-4 lojtarë të rëndësishëm aty. Rrahmani, Berisha, Muriqi dhe Zhegrova janë më të rëndësishmit”, përfundoi trajneri i Rumanisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Serie A
Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Serie A
Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Ndërkombëtare
Kalo në kategori