LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Rumanisë flet për Rrahmanin dhe Krasniqin: Ata mund të japin informacione, Kosova ka futbollistë shumë të mirë

Trajneri i Rumanisë flet për Rrahmanin dhe Krasniqin: Ata mund të japin informacione, Kosova ka futbollistë shumë të mirë

Edi Iordanescu ka folur për dy futbollistët kosovarë Albion Rrahmanin dhe Ermal Krasniqin.

Dy reprezentuesit e Kosovës aktualisht janë pjesë e futbollit rumun me Rrahmanin që është pjesë e Rapidit të Bukureshtit, derisa Krasniqi luan për CFR Cluj.

Përzgjedhësi i Rumanisë ka folur në konferencë për shtyp, teksa ka thënë se dy futbollistët kosovarë e njohin mirë futbollin rumun dhe mund të japin informacione te trajneri i Kosovës.


Iordanescu e vlerëson këtë si një problem, por ai është i bindur në suksesin e përfaqësueses së tij.

Trajneri i Rumanisë e vlerëson si kundërshtar të vështirë Kosovën, por thotë se do të kualifikohet në Euro 2024
Lexo po ashtu Trajneri i Rumanisë e vlerëson si kundërshtar të vështirë Kosovën, por thotë se do të kualifikohet në Euro 2024

“Edhe kjo mund të jetë një çështje. Ata janë dy lojtarë që mund t’i japin shumë informata Kosovës për futbollin rumun dhe lojtarët që i kemi në ekip”.

“Kjo sigurisht shkon kundër meje, por synimi im është ta kemi paraqitje të mirë dhe sigurisht të fitojmë për të ecur drejt kualifikimit”, shtoi ai.

Tutje i pari i shtabit teknik të Rumanisë ka thënë se Kosova ka futbollistë të mirë që bëjnë dallimin sidomos në duelet një me një.

Rumani - Kosovë, janë shitur mbi 20 mijë bileta brenda pak orëve
Lexo po ashtu Rumani - Kosovë, janë shitur mbi 20 mijë bileta brenda pak orëve

“Kosova ka një lojë të mirë, po ashtu lojtarë që mund ta bëjnë dallimin në duelet një me një pasi janë shumë të mirë teknikisht. Kjo mund ta bëjë dallimin në çdo moment të lojës dhe ata kanë ardhur këtu të vendosur për të fituar”, ka deklaruar ndër të tjera Iordanescu.

Rumania dhe Kosova do të përballen të martën mbrëma në Arena Nationala në Bukuresht me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Ligat tjera
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Liga e Kampionëve
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori