Çdo trajner ka dëshirë që ta ketë në fushë një lojtar të fuqishëm që ndalon çdo aksion, por shumë nga ta do të donin të luanin vetë natë pozitë .

I tillë është edhe Ricardo La Volpe i Club America.


Trajneri që është duke e udhëhequr skuadrën e 18 në karrierë e bëri një gjest aspak sportiv kundër Chivasit.

trajner 1 Momenti kur trajneri ndërhyn në lojtarin kundërshtar

Me skuadrën e tij që ishte duke humbur 1-0 në ndeshjen e cila cilësohet si El Super Clasico në Meksikë, La Volpe u fut në fushë për t’i ndërhyrë mbrojtësit Jesus Sanchez.

Në mbrojtje të trajnerit, i cili fitoi Kupën e Botës si portieri rezervë i Argjentinës në vitin 1978, ndeshja ishte ndërprerë, me një dëmtim që kishte ndodhur në hyrje të zonës së Chivas.

trajner 2 Trajneri pasi mori topin

Trajneri La Volpe që ishte portier,  bëri një ndërhyrje për t’i pasur zili duke ia vjedhur topin në mënyrë perfekte Sanchezit.

trajner 3 Situata e krijuar pas ndërhyrjes

Gjyqtari nuk e mori parasysh që loja ishte e ndaluar dhe e largoi nga loja.

Skuadra e tij gjendet në vendin e 14-të. /Telegrafi/

telegrafi sport app