Malisheva ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Ulpianës, duke rrëshqitur drejt pjesës së poshtme të renditjes.

Trajneri Arsim Thaqi ka thënë se mungesat e shumta dhe referimi jo i duhur po bën që Malisheva të mos marrë rezultatet e synuara.


“Duhet ta analizojmë këtë lojë. Mungesat që i kemi pasur edhe në të kaluarën në mbrojtje, por edhe për këtë ndeshje ku mungoi Bruqi, u vërejt mungesa e tij”.

“Ulpianës ia uroj fitoren. E kemi vetëm një fitore në shtëpi por kemi luajtur me skuadra të forta. Megjithatë edhe barazimi është rezultat pozitiv për një ekip si Malisheva”.

Screenshot 14 4

“Brengosëse është që në disa ndeshje, rezultatet e dobëta kanë ardhur për shkak të referimit. Skuadrat si Malisheva, Ulpiana, nuk kanë fond të lojtarëve”.

“Neve na ka dëmtuar fitorja e Llapit kundër Ulpianës (6-0). Kjo na ka penalizuar sepse lojtarët e mi para se të nisë loja e llogaritën si ballafaqim të lehtë”, ka thënë Arsim Thaqi pas ndeshjes. /Telegrafi/

telegrafi sport app