Përfaqësuesja e Kosovës U-21 ka marrë një barazim pa gola përballë kampionit në fuqi të Evropës në grupmoshat nën 21 vjeç, Gjermanisë.

Përzgjedhësi i gjermanëve, Stefan Kuntz, ka thënë se kishte pritur një ndeshje të vështirë përballë Kosovës dhe e kishte ditur se nuk do të ishte aspak lehtë.


Mirëpo, ai ka thënë se nuk priste një rezultat të tillë dhe se kishte shpresuar se lojtarët e tij do ta fitonin ndeshjen.

kosovau21 e1522175837475 (Foto: Twitter)

Pas ndeshjes, trajneri gjerman ka thënë se Kosova bëri një paraqitje të mirë, derisa të zgjedhurit e tij nuk ishin në qind për qindëshin e formës.

Duke qenë se Kosova U-21 u angazhua shumë, ishte e vendosur dhe luajti mirë, Kuntz është shprehur se ai dhe lojtarët e tij duhet të kënaqen me këtë barazim.

Kunz1 (Foto: Getty Images)

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian U-21, 'Euro 2019'.

Kosova bën pjesë në Grupin 5 dhe numëron 11 pikë në vend të dytë, prapa Gjermanisë që ka arkëtuar 16 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app