Trajneri e zbriti Taipin nga aeroplani: Zbrit, do të transferohesh në një tjetër klub

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është futbollisti i njohur Gjelbrim Taipi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Futbollisti i Prishtinës tregon historinë kur trajneri i tij e zbriti atë nga aeroplani për t’i treguar se ai do të nënshkruajë për një klub tjetër.
“Një natë më herët më ka marrë menaxheri në telefon dhe besoj se këtë javë do të ketë diçka ndryshime pasi trajneri Murat Yakin më kërkonte me këmbëngulje pasi ishte te skuadra e Grasshoppersit”.
“I thashë okej, nëse bëhet mirë, nëse nuk bëhet unë prapë jam në një skuadër shumë të mirë që i ka çdo ndeshje 18-19 mijë tifozë, më kanë vlerësuar shumë, më kanë respektuar shumë”.
“Edhe ora 6:30 në mëngjes kemi pasur pikënisjen nga qyteti i St.Gallen për në Cyrih tek aeroporti. U takuam me të gjithë futbollistët dhe normalisht u bë check-ini, sepse në klubet e Zvicrës funksionon më ndryshe sistemi, po flas në anën e organizimit”.
“Unë isha vetëm me një çantë të vogël dhe duke bërë check-inin që të nisemi, në atë moment vjen trajneri, e kemi pasur Giorgio Continin dhe drejtori sportiv i St.Gallen por ti nuk mund të udhëtosh me ne sot”.
“Po e bëjmë një ndërrim, ti do të shkosh tek skuadra e Grasshoppersit ndërsa një mesfushor i Grasshoppersit do të vijë tek ne”, ka zbuluar Taipi mes tjerash.
Episodin e plotë me Gjelbrim Taipin mund ta ndiqni të shtunën në ora 16:00 në RTV Dukagjini, si dhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit./Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com


















































