Trajneri i Barcelonës, Quique Setien nuk e ka mohuar interesimin e madh që kanë për ALautaro Martinez, por ka thënë se ai do të flasë vetëm për lojtarët që i ka në dispozicion.

Blaugranasit ka kohë që lidhen me një transferim të 22-vjeçarit, derisa nuk kanë përjashtuar se mund të bëjnë një ofertë gjigante në këtë verë.


Interi është duke pritur që gjiganti i La Liga-s të aktivizojë klauzolën e sulmuesit argjentinas, që është 111 milionë euro, gjersa shpresojnë të bëjnë një marrëveshje shkëmbimi.

lautaro 2

Gjatë një interviste për Movistar, Setien ishte pyetur nëse do t’i pëlqente të kishte në skuadër Lautaron, ndërsa nuk ka mohuar një gjë të tillë.

“Më pëlqejnë të gjithë lojtarët e mrekullueshëm”, ka thënë ai. “Por, nuk flas për lojtarë që nuk janë të Barcelonës”.

Skuadra katalunase mund të rrëmbejë lojtarin vetëm nëse ofron një shumë të parave dhe Arturo Vidalin e Nelson Semedon si pjesë të marrëveshjes. /Telegrafi/

telegrafi sport app