LAJMI I FUNDIT:

Trajanov: Dyert drejt BE-së dhe NATO-s janë të hapura, na nevojitet unitet

Trajanov: Dyert drejt BE-së dhe NATO-s janë të hapura, na nevojitet unitet
????????????????????????????????????

Me vendimin e Kuvendit për të aderuar në ndryshimet në Kushtetutë, dyert e NATO-s dhe BE-sl mbetën të hapura për Maqedoninë, vlerëson kryetari i Lidhjes Demokratike të Maqedonisë, Pavle Trajanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Deputetët dhe të gjithë qytetarët ballafaqohen me sfida serioze dhe realitet të hidhur, por pas ditës së djeshme dramatike, sot mendoj se të gjithë jemi më të vetëdijshëm dhe më të mençur, sepse Maqedoni bën hapa para, si shtet i popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve, moderne, evropian si dhe shtet në të cilën do të mundësohen kushte për të rinjtë që ta krijojnë dhe punojnë në Maqedoni”, thuhet në deklaratën e Lidhjes Demokratike të Maqedonisë.

Nga partia vlerësojnë se në përgatitjen e amendamenteve duhet të kyçen të gjithë ekspertët dhe përfaqësuesit e partive politike, me qëllim që të forcohet identiteti kombëtar maqedonas, gjuha dhe veçoritë tjera.


“Është koha që opozita që t’i rishikoj qëndrimet e saja dhe të kyçet në proceset të cilat mundësojnë perspektiva për Maqedoninë dhe nënkuptojnë paqe, stabilitet dhe siguri, si kyçe për zhvillim ekonomik dhe jetë me dinjitet. Na duhet uniteti, sjellja e arsyeshme dhe e urtë”, thuhet në deklaratën e LD-së./Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori