Raketa që rrëzoi aeroplanin e Malaysia Airlines mbi Ukrainë në vitin 2014 ishte nga ushtria ruse, thanë hetuesit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për aeroplanin e pasagjerëve i cili ishte drejtuar nga Amsterdami për në Kuala Lumpur, Malajzi, kur u hodh nga qielli mbi Ukrainën lindore, më 17 korrik 2014. Të gjithë 298 pasagjerë dhe ekuipazhi u vranë.


cc1 4

Dhe po sipas mediave të huaja, hetuesit thonë se analiza e hollësishme e imazheve video ka konfirmuar tani se raketa që rrëzoi aeroplanin erdhi nga një njësi ushtarake me bazë në Rusi.

cc2 3

Wilbert Paulissen i Policisë Kombëtare Holandeze tha se raketa ishte nga brigada e 53-të e raketave me bazë në qytetin rus të Kurskut.

cc3 2

Paulissen po fliste në një prezantim të rezultateve të përkohshme të hetimit rreth rrëzimit të fluturimit MH17. Rusia gjithmonë ka mohuar përfshirjen në rrëzimin e aeroplanit. /Telegrafi/