LAJMI I FUNDIT:

Trafiku i lëndëve narkotike në Pollog: Në katër muaj, MPB arreston 115 persona

Trafiku i lëndëve narkotike në Pollog: Në katër muaj, MPB arreston 115 persona

115 persona nga Tetova dhe Gostivari, gjatë katër muajve, janë arrestuar nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, të dyshuar për përfshije në tregëti me lëndë narkotike. 11 prej këtyre të arrestuarve kanë qenë adoleshentë,10 adoleshentë nga Tetova dhe një nga Gostivari.

Të gjithë këta janë kapur me marihuanë dhe kokainë dhe ndaj tyre janë shqiptuar dënime adekuate. Marijan Josifvski zëdhënës në SPB Tetovë, tha se janë shtuar kontrollet nëpër shkolla dhe transprot publik me qëllim që të parandalohet dhe zbulohen personat që konsumojnë dhe bëjnë tregëti me lëndët narkotike.

“Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë një kohë të gjatë ndërmer masa të përforcuara në autobus dhe në automjete tjera transportuese me qëllim që të zbulojë dhe sanksionojë se çka kanë me vete nxënësit përveç librave, gjatë kohës kur shkojnë dhe kur kthehen nga shkolla. Krahas kësaj, policia ka shtuar prezencën e saj edhe përreth objekteve shkollore”, tha Marjan Josifovski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.


Psikologët: Mungon vigjilenca e prindërve

Psikologia Qendresa Gashi, tha se kohët e fundit konsumues të lëndëve narkotike janë edhe femrat, sipas saj, prindërit lujanë një rol kyç por, tha se kohët e fundit teknologjia e avancuar, shoqëria, vendet ku ata frekuentojnë janë një nga faktorët që ndikojnë në rritjen e përdorimit të substancave narkotike nga adoleshentët.

“Në ditët e sotme, me evaluimin e teknologjisë, është ardhur edhe deri tek përdurues të substancave narkotike, sidomos mosha e adoleshentëve. Kemi rast nga mosha 13-15 vjet janë përdërues të rregullt të substancave narkotike, ku nuk ka dallim tani gjinia, ndërsa më parë përdorimi ka qenë më shumë tek meshkujt kurse tani kemi edhe femra shumë të reja që kanë krijuar varshmëri nga substancat narkotike. Një ndër faktorët kryesor janë edhe rrjetet sociale. Faktori tjetër është edhe puna e ngarkur e prindërve, me punë dhe nuk kanë kohë, të merren me fëmijët e tyre. Të gjithë kanë telefona dhe rrjete sociale dhe nuk kontrollohen nga prindërit”, theksoi psikologja Qendresa Gashi.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka fillur edhe zbatimin praktik i dy projekteve të reja parandaluese-edukative “Parandalimi nga keqpërdorimi i drogës, alkoolit dhe cigares” dhe “Parandalimi nga tregtia me njerëz dhe fëmijë”.

Bartës është Departamenti për Parandalim, ndërsa në kuadër të këtij projekti do të përfshihen rreth 3000 nxënës të klasave të teta nga shkollat e Tetovës dhe Gostivarit të cilët ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase, shqipe e turke. Projektet të cilat zhvillohen paralelisht planifikohet të përfundojnë deri në fillim të muajit të ardhshëm. /TVM2

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori