Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është shumë i angazhuar gjatë verës me koncerte.

Të shtunën e 27 korrikut, ai kishte paraparë që të mbante një koncert në Podujevë, por që i njëjti u anulua për shkak të disa problemeve jo edhe fort të zakonshme për artistët.

Teksa po udhëtonte nga jashtë kufijve për në Kosovë, reperi nga Shqipëria ka hasur në trafik të madh në doganë.

lexo po astu

Si rrjedhojë e vonesës së shkaktuar në trafik, Noizy nuk arriti dot në kohë për koncertin e planifikuar në Podujevë.

noizy1

Dhe për këtë, ai u kujdes që t'i lajmërojë fansat e tij përmes disa imazheve të publikuara në InstaStory.

“Podujevë për shkak të trafikut në doganë s'munda të arrija në kohë, shihemi herën tjetër", ka shkruar ndër të tjerash Noizy. /Telegrafi/

noizy2