LAJMI I FUNDIT:

Tottenhami fiton edhe në Dortmund dhe me komoditet kualifikohet në çerekfinale

Tottenhami fiton edhe në Dortmund dhe me komoditet kualifikohet në çerekfinale
Harry Kane, Tottenham Hotspur, Borussia Dortmund (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Nuk ka pasur befasi në ndeshjen ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Tottenham Hotspurit, në sfidën kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Skuadra angleze ishte dominuese në takimin e parë në stadiumin Wembley, ku fitoi me rezultat 3-0 dhe ishte favorit për të vazhduar tutje.

Çaste nga ndeshje ndërmjet Dortmundit dhe Tottenhamit (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, Spursat arritën të fitojnë edhe në Signal Iduna Park (1-0), ashtu që u kualifikuan në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm prej 4-0.


Marco Reus, Julian Weigl dhe Jadon Sancho i patën rastet për nikoqirët në pjesën e parë, ndërsa për mysafirët rrezikoi Heung-Min Son. Sidoqoftë, skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.

Me të filluar pjesa e dytë, rezultati u zhbllokua. Moussa Sissoko dërgoi një pasim të mrekullueshëm në qendër, ndërsa Harry Kane e dërgoi topin në rrjetë (49′).

Momenti i golit të Harry Kane (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Në vazhdim, vendasit krijuan raste me anë të Christian Pulisic dhe Paco Alcacer, kurse Moussa Sissoko pati një mundësi për Spursat.

Sidoqoftë, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënonte dhe në këtë mënyrë, Borussia Dortmundi u eliminua, kurse Tottenham Hotspur vazhdoi në çerekfinale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Kalo në kategori