Totaj: Funksionalizohen plotësisht semaforët në Dardani, Prizreni po bëhet qytet më i sigurt

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se janë funksionalizuar plotësisht semaforët në lagjen Dardania, si pjesë e përpjekjeve të komunës për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe lehtësimin e qarkullimit.
Në një postim në rrjetet sociale, Totaj ka shkruar se Prizreni po bëhet qytet më i sigurt.
“Funksionalizohen plotësisht semaforët në Dardani. Prizreni që çdo ditë po merr epitetin e një qyteti të sigurt që iu shërben të gjithë qytetarëve dhe vozitësve".
Ai theksoi se ky është një tjetër hap në drejtim të modernizimit të infrastrukturës urbane dhe garantimit të kushteve më të mira për qytetarët.
Ndërkohë, Totaj që vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), do të përballet më 9 nëntor në balotazh me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Artan Abrashi, për postin e kryetarit të Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/


















































