Juventusi ka fituar derbin e qytetit ndaj Torinos me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Serie A.

Zonja e Vjetër ka vazhduar serinë pozitive këtë kampionat pasi deri më tani ka 15 fitore dhe vetëm një barazim nga 16-të ndeshjet e zhvilluara.


Goli i vetëm në derbin e zjarrtë lokal ndaj Torinos u shënua në minutën e 70-të nga Cristiano Ronaldo, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli portugez Ronaldo që u vlerësua me notë 7.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për dyshen vendase, Simone Zaza e Tomas Rincon, të cilët u notuan me 6.1.

Torino:

notat torino e1544910069861

Juventus:

notat torino 1 e1544910084976

/Telegrafi/

telegrafi sport app