Ëmbëlsirë e shijshme çokollate me kokrra tërshëre të bluara trashë, kikirikë dhe bajame – nuk është e domosdoshme të piqet, ndërkaq shija është e magjishme!

Kush do t’u rezistonte topthave të shëndetshëm, të ëmbël nga kokrrat e bluara të tërshërës, mjalti, belushi, bajamet dhe gjalpi i kikirikut?


Përbërësit:- 2 filxhanë kokrra mielli tërshëre, - 1 filxhan gjalpë nga kikiriku, - ½ filxhan mjaltë, - ½ filxhan belush, - ½ filxhan bajame, - 2 filxhanë kokrra të bluara liri, - ½ çokollate të zezë e grimcuar imët.

Toptha çokollate nga kikiriku dhe bajamet për adhuruesit e ushqimit të presuar

Përgatitja:

Imtësoni bajamet dhe çokollatën në aparatin imtësues, shtoni kokrrat e bluara të tërshërës, lirin, gjalpin nga kikiriku dhe mjaltin

Në fund shtoni belushin dhe lehtë e shkurtë tundni.

Formoni topthat dhe futni në frigorifer gjysmë ore që të ngurtësohen.

Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.