LAJMI I FUNDIT:

“Topi u ndal, por emocionet brenda meje jo” – Franck Ribery i jep fund karrierës fantastike si futbollist

“Topi u ndal, por emocionet brenda meje jo” – Franck Ribery i jep fund karrierës fantastike si futbollist

Futbolli mbetet pa një tjetër legjendë, një futbollist që i ka dhënë shumë sportit më të bukur në botë.

Franck Ribery edhe zyrtarisht është pensionuar nga futbolli në moshën 39-vjeçare pas një karriere të jashtëzakonshme.

Ish-sulmuesi francez ka bërë publike pensionimin, ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Serie A, Salernitana.


“Topi u ndal, por emocionet brenda meje jo. Ju falënderojë të gjithëve për këtë aventurë të madhe”, ishte shkrimi i francezit në Twitter.

Ribery e nisi karrierën te akademia e Lille pastaj për të vazhduar në ekipet e para në Francë si Boulogne, Olympique Ales, Stade Brestois e Metz.

Ish-reprezentuesi francez bëri karrierë te Galatasaray para se të rikthehet në Francë te ekipi më i madh francez Olympique Marseille.

Nga viti 2007 deri më 2019, Ribery veshi fanellën e skuadrës gjermane Bayern Munichk ku fitoi të gjitha trofetë e mundshëm, derisa në tre vitet e fundit ishte në Serie A, fillimisht me Fiorentinën e pastaj me Salernitanën.

Gjatë karrierës së tij, Ribery ka fituar nëntë herë titullin e kampionit në Gjermani, gjashtë herë Kupën e Gjermanisë, katër herë Superkupën e Gjermanisë një Ligë të Kampionëve, një Superkupë të Evropës dhe një Kupë bote për klube.

Ndërkohë me Galatasaray ai fitoi edhe Kupën e Turqisë.

Si futbollist, francezi fitoi një herë çmimin si lojtari më i mirë nga UEFA, ndërsa dy herë mori çmimin futbollisti i vitit në Francë dhe një herë tjetër në Gjermani.

Ribery u rendit në podium edhe për ‘Topin e Artë’ në vitin 2013, por duke zënë vendin e tretë pas Lionel Messit e Cristiano Ronaldos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi e do me çdo kusht Xabi Alonson, por detyrohet të shesë Vinicius Jr

Real Madridi e do me çdo kusht Xabi Alonson, por detyrohet të shesë Vinicius Jr

La Liga
Agjenti i Nico Williams fillon bisedimet me gjigantin e Ligës Premier

Agjenti i Nico Williams fillon bisedimet me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Bota e futbollit pret: A do të bëhet Salah lojtari më i paguar në histori?

Bota e futbollit pret: A do të bëhet Salah lojtari më i paguar në histori?

Ligat tjera
Zbulohet 'plani sekret' i Bayern Munichut për Thomas Mullerin

Zbulohet 'plani sekret' i Bayern Munichut për Thomas Mullerin

Bundesliga
Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

La Liga
Aro Muric gjobitet rëndë për dy shkelje në trafik

Aro Muric gjobitet rëndë për dy shkelje në trafik

Premier League
Kalo në kategori