Moussa Diaby është një nga sulmuesit anësorë më të vlerësuar në top pesëligat evropiane.

Sulmuesi i talentuar francez po kalon vitin e tij të katërt te Bayer Leverkusen ku ka shkëlqyer me fanellën e 'farmaceutikëve'.


23-vjeçari pati një sezon të kaluar të jashtëzakonshëm me 17 gola e 14 asistime në 42 ndeshje zyrtare duke rritur ndjeshëm vlerën e tij.

Ish-sulmuesi i Paris Saint Germain mund të largohet qysh në janar nga Leverkusen, pasi ofertat për të nuk mungojnë nga top klubet kryesisht angleze.

Moussa Diaby

Mediumi '90min' ka raportuar se Diaby është duke u monitoruar nga top pesë skuadra angleze që janë gati të bëjnë investim të rëndësishëm për francezin.

Chelsea, Arsenal, Manchester City, Tottenham Hotspur dhe Newcastle United janë ekipet që duan afrimin e francezit në janar, ose më së laegu në verën e vitit të ardhshëm.

Moussa Diaby 2

Leverkusen i ka ofruar kontratë të re francezit pasi ajo aktualja i skadon në verën e vitit 2025, por futbollisti nuk e ka pranuar pasi dëshiron të bëj një hap para në karrierë.

Përveç top klubeve angleze, Diaby pëlqehet edhe nga Atletico Madrid, PSG e Juventus, derisa Leverkusen synon të fitojë rreth 100 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app