Përfaqësuesja e Kosovës është duke u përgatitur që dy ditë për dy ndeshjet që i zhvillon në këtë muaj (tetor).
Dardanët do t’i zhvillojnë dy takimet për fazën kualifikuese të Kupës së Botës që mbahet në Katar në fund të vitit 2022.
Kosova, fillimisht takohet me Suedinë më 9 tetor, ku do të jetë mysafir i tyre, derisa mungesa më e madhe e suedezëve është Zlatan Ibrahimovic, që është i lënduar.

Pas tre ditësh, Përfaqësuesja jonë do të ketë punë me Gjeorgjinë, me këta të fundit që do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Derisa Kosova nuk ka pasur një ecuri të mirë në këtë fazë kualifikuese, me çka edhe i pamundësohet kualifikimi në Kupën e Botës, do të mund të shikoni se kush janë golashënuesit më të mirë te ekipi ynë.
Kësaj liste i prinë sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi që ka shënuar 17 gola në 33 paraqitje, që karrierën te Kosova e ka filluar në vitin 2016.
Pas tij renditet anëtari i Reims, Arber Zeneli që në 27 paraqitje ka realizuar nëntë gola dhe po ashtu ka debutuar në vitin 2016.
Si Muriqi e Zeneli, edhe Milot Rashica ka debutuar në vitin 2016 te Kosova, derisa ka realizuar gjashtë gola në 39 paraqitje.
Më pas vijnë Amir Rrahmani që shënuar pesë gola në 39 paraqitje, me Elbasan Rashanin që katër sosh në 20 paraqitje, me dyshen që kanë debutuar te Përfaqësuesja në vitin 2014, respektivisht 2015.

Të njëjtën pozitë me Rashanin për nga numri i golave e ndanë edhe Benjamin Kololli, që këtë numër e ka arritur në 23 paraqitje të bëra dhe debutimin e ka bërë në vitin 2016.
Dy lojtarë që janë pensionuar tashmë nga ekipi i Kosovës janë edhe Albert Bunjaku (2014-2016), që ka realizuar tre gola në gjashtë paraqitje, e atij i bashkohet Atdhe Nuhiu që ka po aq gola në 19 paraqitje (2017-2020).
Me nga tre gola janë edhe Valon Berisha e Besa Halimi, me të parin që ka 29 paraqitje dhe ka debutuar në vitin 2016 e Halimi ka 31 paraqitje dhe ka bërë paraqitjen e parë në vitin 2015.
Kosova nga pesë ndeshje të zhvilluar në kualifikimet e Kupës së Botës ka arkëtuar katër pikë dhe është në vendin e katërt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët