Neymar, Cavani dhe Mbappe po shkatërrojnë gjithçka në Ligue 1, por si qëndron treshja e rrezikshme sulmuese e PSG-së në raport me triot tjera sulmuese të shekullit të ri në futboll?
Pikërisht kjo treshe e rrezikshme e PSG-së do të konfrontohet me një prej tresheve më të rrezikshme të viteve të fundit, BBC-në e Real Madridit.
Telegrafi sjellë në formë të renditur triot më të mira sulmuese të shekullit 21.
10. Pedro, Diego Costa, Eden Hazard
Chelsea, 2016-2017
Shumë prej lëvdatave (me të drejtë) i shkuan N’Golo Kantes në mesfushë kur Chelsea e fitoi titullin e Ligës Premier sezonin e kaluar, por ndikimi i Antonio Contes në treshen e ringjallur sulmuese nuk duhet të injorohet. Trio e Cheleat ka vuajtur në përshtatje para sezonit të kaluar, por gjërat shkuan mirë me ardhjen e Contes.
Eden Hazard rigjeti formën më të mirë, Pedro u kthye në një lojtar që ne e njohim nga ditët te Barcelona dhe Diego Costa ishte… mirë, Diego Costat tipik. Teknika dhe shpejtësia e Hazardit e Pedros në krah, kombinuar me qasjen fizike të Costas në mes, e bënë këtë një kombinim që pak skuadra kanë arritur ta ndalin.
9. Lorenzo Insigne, Dries Mertens, Jose Callejon
Napoli, 2016-duke vazhduar
Napoli është bërë skuadra më golashënuese në Serie A që prej Juventusit të viteve 1959/1960 kur shënoi 94 gola sezonin e kaluar. Nga ky total, italiani Insigne, beglu Mertens dhe spanjolli Callejon kontribuan në 60 prej tyre. Përkundër formës fantastike, napoletanët nuk kanë qenë ende në gjendje të fitojnë titullin e tyre të parë pas tri dekadash.
Këtë sezon ata po shpresojnë që gjërat të jenë ndryshe. Duke e nisur prej ku e lanë pas, treshja e Napolit ka arritur të shënojë 34 gola së bashku në të gjitah garat teksa ekipi i tyre qëndron në maje të tabelës në Serie A me një pikë më shumë se Juventusi me 15 ndeshje të mbetura. Bellisimo.
8. Hulk, Radamel Falcao, Silvester Varela
Porto, 2009-2011
Një kombinim që askush nuk e priti nga kënde të ndryshme të botës. Klumbiani Falcao arriti nga Argjentina, kurse braziliani Hulk erdhi prej Japonisë, kurse Varela doli prej Portugalisë. Përkundër dallimeve prej nga kanë ardhur, ata u kombinuan në mënyrë sublime kur kjo trio udhëhoqi sulmin e Portos nga viti 2009 deri në vitin 2011.
Në sezonin e dytë të tyre së bashku, ata shënuan 86 gola së bashku. Kjo e bëri Porton dhe trajnerin e ri Andre Villas-Boas fitues të një triplete (Primera Liga, Taca de Portugal dhe Europa League), kurse ky ekip kaloi gjithë sezonin pa humbje. Fuqi, finalizim i pamëshirshëm dhe shpejtësi nga e majta në të djathtë e bëri treshen e Portos shumë të frikshme.
7. Mario Gotze, Robert Lewandowski, Marco Reus
Borussia Dortmund, 2012-2013
https://youtu.be/McN44NZoHhk
Nënkampionë të Bundesligas dhe Ligës së Kampionëve, ishte mbrojtja e dobët ajo që e la prapa skuadrën e Jurgen Klopp në sezonin 2012/2013. Në një sezon ku ata “pothuajse” i bënë të gjitha, gjëja e madhe pozitive ishte triumvirati sulmues që shkatërronte mbrojtjet në Gjermani dhe në mbarë Evropën.
Treshja e pamëshirshme e Kloppit arriti që të prodhojë futbollin më impresiv dhe energjik të parë ndonjëherë në Evropë, e më i famshëm është demolimi prej 4-1 i Real Madridit në gjymëfinale të Ligës së Kampionëve, ku Leëandoëski i shënoi të katër golat.
6. Kylian Mbappe, Edinson Cavani, Neymar
PSG, 2017 – duke vazhduar
https://youtu.be/ypM0a_ku_FU
Po flasim për ansamblin më të shtrejtë të forcës sulmuese në histori të futbollit që i kushtoi PSG-së 400 milionë euro. Deri tani duket se këto para janë shpenzuar “me mend” nga liderët e Ligue 1.
Skuadra e Unai Emery u mposht në garën për Ligue 1 nga Monaco sezonin e kaluar, por trio e re e formësuar në sulm është në rrugë të mirë që ta kthejë titullin në Paris. Jo vetëm që MCN ka shënuar 69 gola bashkë tashmë këtë sezon, por ata kanë arritur të prodhojnë edhe 30 asistime.
Ka pasur keqkuptime jashtë fushe (mes Neymarit dhe cavanit), por mirëkuptimi i tyre në fushë mund t’i çojë fare lehtë parizienët drejt një triumfi në Ligën e Kampionëve.
5. Carlos Tevez, Wayne Rooney, Cristiano Ronaldo
Manchester United, 2007-2009
https://youtu.be/60HG_RqM_d8
Të lëvduar si “treshja e shenjtë” e re e Manchester United – Ronaldo, Rooney dhe Tevez ishin pa dyshim sulmi më i talentuar dhe më i frikshëm në historinë e futbollit anglez. Ata nuk kanë arritur që të kenë jetëgjatësinë e paraardhësve të tyre Denis Laë, George Best dhe Bobby Charlton në Old Trafford – por ata natyrisht se kanë pasur shumë trofe për të prezantuar në dy vitet e kaluara së bashku.
Secili lojtar ishte i ri, i uritur dhe i shpejtë – e vdekjeprurës para golit. Si rezultat, sulmi super atraktiv i Sir Alex Fergusonit arriti të fitojë dy tituj të Ligës Premier rresht ashtu sikurse një trofe të Ligës së Kupës e po ashtue dhe arritjen kryesore: Ligën e Kampionëve në vitin 2008. Ronaldo përfundoi sezonin me 26 gola, Rooney me 20, përderisa Tevez dhe Dimitar Berbatov shtuan 29 gola të tjerë së bashku.
4. Thierry Henry, Samuel Eto’o, Lionel Messi
Barcelona, 2007-2009
Superkoka e ekipit më të suksesshëm të Barcelonës ndonjëherë: Henry, Eto’o dhe Messi, u dëshmua forcë e pandalshme e ekipit të Guardiolas, sidomos në sezonin 2008/2009. Kjo trio shënoi 100 gola së bashku teksa Barca fitoi La Ligan, Ligën e Kampionëve dhe Copa del Rey – deri atë kohë një arritje e paprecedentë në futbollin spanjoll.
Fitore të mëdha u vulosën nga kjo skuadër. Në mesin e viktimave natyrisht se figuron Real Madridi (shkatërrim 6-2 në Bernabeu), Sevilla (në vendni e tretë atë sezon, por u mposht 4-0 nga Barca) dhe Atletico Madridi (që u demolua 6-0). Tmerruese.
3. Gareth Bale, Karim Benzema, Cristiano Ronaldo
Real Madrid, 2013 – duke vazhduar
https://youtu.be/0x7lb-y2wqw
Që prej arritjes së Gareth Bale në Bernabeu në verën e vitit 2013, kombinimi i uellsianit me Cristiano Ronaldon dhe Karim Benzeman ka qenë fenomenal – ose së paku fenomenal për tri sezonet e para të tyre. Ata shënuan 400 gola së bashku dhe arritën tri trofe të Ligës së Kampionëve, e përkundër këtyre arritjeve treshja e Realit nuk po u shpëton kritikëve.
Lëndimet e kanë lënë prapa ndonjëherë Balen, numri i golave të Benzemas është kritikuar dhe madje edhe Ronaldo është dashur të vuaj nga vërshëllimat. Koha e tyre së bashku po shkon drejt fundit, me të tri lojtarët që po lidhen me klube tjera. Por, kur BBC të shkapërderdhet, do të jenë këta tifozë kërkues të Realit që do ta kuptojnë se çka kanë pasur në ekip.
2. Ronaldinho, Ronaldo, Rivaldo
Brazil, 2002
https://youtu.be/9ALyGOP6618
Brazili arriti të triumfojë në Botërorin e vitit 2002, por mënyra si Selecao e bëri këtë ishte më mbresëlënësja. Ekipi i Luiz Felipe Scolarit arriti të shkojë drejt fundit të këtij turneu duke shkatërruar kundërshtarët me statistikë 18-4 drejt kurorës së pestë të trofeut më të rëndësishëm në sportin e futbollit.
“Triple R” shënuan 15 nga këto 18 gola, me së paku njërin prej tyre që ishte në listën e golashënuesve në secilën ndeshje. Kjo i bëri ata një prej forcave më shumëanshme në histori të futbollit të kombëtareve, e për këtë mjafton të pyetet David Seaman.
1. Lionel Messi, Luis Suarez, Neymar
Barcelona, 2014-2017
Tri lojtarë. Tri sezone. Shtatë trofe. Një total prej 173 asistimeve dhe 364 golave. Futbolli kurrë nuk ka parë diçka si kombinimi i Lionel Messit, Luis Suarezit dhe Neymarit – dhe vështirë se do të shohë në të ardhmen e afërt.
Gjatë kohës së tyre së bashku, treshja latino amerikane ishin tri prej katër sulmuesve më të mirë në botë – e ata luanin së bashku. Është e padiskutueshme loja e bukur e tyer gjatë kohës së bashku në Camp Nou dhe të pandalshëm në ditën e tyer më të mirë.
Me mbi njeriun Lionel Messin në krahun e djathtë, një finalizues të pakapshëm si Luis Suarez në mes dhe një Neymar shkëlqyes në krahun e majtë, kjo treshe gëzoi një simbiozë që ishte fantastike për ta shijuar, për tifozët e Barcelonës dhe dashamirët e futbollit të katalanasve.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
“Vetëm Ronaldo mund ta kthejë penalltinë në një moment viral” – ylli portugez shënon golin e parë për vitin 2025
Lëndim i rëndë për Armando Brojën, largohet me barelë nga fusha
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
"Vetëm Ronaldo mund ta kthejë penalltinë në një moment viral” - ylli portugez shënon golin e parë për vitin 2025
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Lëndim i rëndë për Armando Brojën, largohet me barelë nga fusha
Ruben Amorim po realizon transferimin e parë te Man United
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025