Kampionati anglez Liga Premier është më atraktivi pa pikë dyshimi në Evropë.

Përveç atraktivitetit të madh që është në lojë dhe tribuna, skuadrat angleze njihen edhe për pasuri të madhe.


Vetëm nga të drejtat televizive skuadrat angleze fitojnë jashtëzakonisht shumë ku pastaj kanë mundësi më të mëdha të shpenzojnë edhe për transferime të shtrenjta.

Pandemia Covid-19 që ka paralizuar futbollin ka bërë që të zbresin edhe çmimet e futbollistëve në të gjithë botën.

GettyImages 1198120664 Manchester City. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Kësisoj Liverpooli që ishte deri para një muaji skuadra më e vlefshme në botë, tani nuk është as më e vlefshmja në Angli.

Ekipi më i shtrenjtë anglez është ai i Manchester Cityt që ka vlerë prej 1,2 miliardë euro.

Në pozitën e dytë mbetet Liverpooli me vlerë prej 966 milionë euro, derisa befasisht Tottenham Hotspur zë pozitën e tretë me 699 milionë euro.

skysports premier league top four 4793134

Chelsea mbetet skuadra e katër më e shtrenjtë me 679 milionë euro, teksa Manchester United është e pesta me rreth 30 milionë më pak.

Në pozitën e gjashtë ndodhet Arsenal me vlerë totale të futbollistëve prej 579 milionë eurove, teksa e shtata ndodhet Evertoni me 407 milionë euro.

Leicester City zë pozitën e tetë me vlerë prej 403 milionë, derisa në pozitën e nëntë ndodhet Wolves me 296 milionë euro nëntë më shumë se pozita e 10-të që mbahet nga West Ham United. /Telegrafi/1. Manchester City

GettyImages 1208888632 Manchester City (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

2. Liverpool

GettyImages 1208446636

3. Tottenham Hotspur

GettyImages 1203589743 . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

4. Chelsea

GettyImages 1211153349

5. Manchester United

GettyImages 1212032853

6. Arsenal

Arsenal West Ham Arsenal (Foto: Alex Morton/Getty Images/Guliver)

7. Everton

GettyImages 1186540046 (Photo by Jordan Mansfield/Getty Images)

8. Leicester City

Rodgers Leicester City Leicester City (Foto: Stephen Pond/Getty Images/Guliver)

9. Wolverhampton

GettyImages 1196255248 Wolverhampton Wanderers . (Photo by Clive Mason/Getty Images)

10. West Ham United

GettyImages 1081248680 1 (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

telegrafi sport app