LAJMI I FUNDIT:

Top 10 brendet e modës në botë për momentin

Top 10 brendet e modës në botë për momentin

Fillimisht të bëhemi pak realistë: Për shumicën prej nesh, njohja e brendeve më luksoze të modës nuk është se luan fort rol në gardërobën tonë.

Ne me vështirësi mund t’i përballojmë disa prej brendeve më të lira, lëre më ta pastrojmë dollapin e rrobave vetëm për ta mbushur me trendet më të fundit, transmeton Telegrafi.


Por, sidoqoftë, duke e ditur se cilat gjëra janë më në trend për momentin, të paktën mund ta kemi parasysh se çfarë të ‘kopjojmë’.

Platforma globale për hulumtime të modës, Lyst, ka krijuar një listë me brendet dhe produktet më të njohura të botës për momentin.

Siç duket, brendi Gucci është në krye të listës për momentin, ndërkaq Off-White mbetet zgjedhja ‘cool’ për fëmijët dhe Balenciaga në listë të tretë.

Fatkeqësisht, brendi më i përballueshëm financiarisht, Nike, renditet në numrin 10.

Kjo është lista e plotë me top 10 brendet për momentin:

– Gucci
– Off White
– Balenciaga
– Givenchy
– Dolche & Gabbana
– Vetements
– Versace
– Fendi
– Nike
– Prada. /Telegrafi/