Tomovski: 150.000 denarë ndihmë emergjente për çdo të pësuar nga tragjedia e Koçanit

Për çdo të pësiar nga zjarri në Koçan, përmes Kryqit të Kuq do të jepet ndihmë financiare emergjente në vlerë prej 150 mijë denarë. Vendimi u njoftua në konferencë për media nga drejtori i Shërbimit të Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP), Ivica Tomovski.
Përmes SHPPP-së dhe institucioneve të tjera kompetente, tha ai, organizohet edhe e gjithë logjistika e nevojshme për akomodimin dhe transportimin e të pësuarve dhe familjeve të tyre.
Qeveria paguan për qëndrimin e të afërmve të pacientëve që trajtohen jashtë vendit, për çka kanë të drejtë dy anëtarë të familjes për çdo person të lënduar.
Si edhe më parë, ministri Timço Mucunski tha se trajtimi i pacientëve jashtë vendit është në shpenzim të shtetit nikoqir, ndërsa rruga, akomodimi dhe shpenzimet e tjera për familjet mbulohen nga Qeveria jonë.
“Deri tani, janë përkujdesur dhe akomoduar 188 persona. Jemi të vetëdijshëm se kjo tragjedi sjell edhe vështirësi të papritura financiare. Prandaj, si institucion i përfshirë në këtë proces, morëm vendim që secilës viktimë t’i paguhet një shumë prej 150.000 denarësh si ndihmë financiare emergjente për të mbuluar shpenzimet fillestare ditore. Kjo ndihmë do të realizohet përmes Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë”, tha Tomovski.
Në pyetjen se kur dhe si familjet do të fillojnë të marrin ndihmë nga donacionet nga llogaria e Kryqit të Kuq, i cili deri më tani ka mbledhur 51 milionë denarë, Tomovski u përgjigj se me pagesë do të fillohet nga e hëna. Siç tha ai, po bëhen përgatitje ligjore duke marrë parasysh se llogaritë e transaksioneve i nënshtrohen mbrojtjes së të dhënave personale.
“Për momentin, janë duke u mbledhur ato llogari transaksioni të personave që janë jashtë vendit dhe pëlqimet e tyre, përmes logjistikës së MPJTJ-së, respektivisht ambasadave dhe përfaqësive konsullore, dhe nga e hëna Kryqi i Kuq do të fillojë me pagesën e mjeteve”, shtoi drejtori i SHPPP-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja në Stranovc të Vushtrrisë – gjithçka që dihet tani

Policia kap mbi 32 kg drogë të fshehur në automjetin me targa serbe në veri të Mitrovicës

“Piva 2 teke raki dhe ngatërrova biletën”, historia e anglezes që ateroi aksidentalisht në Shqipëri

Mushkolaj: LDK-ja e vendosur për opozitë, koalicioni LVV-PDK mbetet për t'u parë

Humbën gjatë eksplorimi në mal, policia shpëton turistët grekë

Kurti: Para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, Serbia do të mbahet gjithmonë përgjegjëse për krimet në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

“Kur të dalë nga shtëpia do të zhdukem nga ti” - Egli Tako i kërkon llogari Gjestit për deklaratën e fortë

Një pjesë e madhe e Tifozave Kuq e Zi braktisin stadiumin gjatë ndeshjes me Andorrën

Qytetarët e Kroacisë raportojnë për spirale të çuditshme në qiell

Kurti: Para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, Serbia do të mbahet gjithmonë përgjegjëse për krimet në Kosovë

Pesë gjëra që duhen ditur për bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë

Mushkolaj: LDK-ja e vendosur për opozitë, koalicioni LVV-PDK mbetet për t'u parë