LAJMI I FUNDIT:

Tom Ford: Aktualisht na nevojiten vetëm rrobat e hareshme

Tom Ford: Aktualisht na nevojiten vetëm rrobat e hareshme

Ford ka prezantuar koleksionin për pranverën 2021 në botën digjitale, ndërsa si edhe gjithmonë, fokusin e ka vënë në atraktivitetin, të cilit i ka shtuar buzëqeshjen dhe bukurinë si shtojcë për stinën në të cilën kemi vërtet nevojë për një dozë pozitiviteti dhe hareje

– Mendoj që na nevojitet një shmangie, rroba të hareshme, na nevojitet buzëqeshja. Pikërisht për shkak që bota gjendet në situatën e këtillë, mendoj që është me rëndësi të shikohet dhe vishet pozitivisht, rrobat të cilat na bëjnë të gëzuar dhe na japin shpresë, – tha Ford me rastin e prezantimit të koleksionit pranveror, transmeton Telegrafi.


View this post on Instagram

A post shared by TOM FORD (@tomford) on Sep 16, 2020 at 4:58pm PDT

Vizioni i tij i haresë patjetër është atraktiv, i mbështetur në nuancat e fuqishme të funksionit, ngjyrës së kaltrës mbretërore dhe vjollcë.

Satenin Tom Ford e ka prezantuar shumë herë, shprehja e tij është karakteristike luksoze, mirëpo anon nga stili elegant.

View this post on Instagram

A post shared by TOM FORD (@tomford) on Sep 17, 2020 at 8:03am PDT

Edhe disenjatori amerikan i do xhaketat, e di që janë shpëtim në çdo sezon, mirëpo për t’u relaksuar pak, aty i ka përdorur motivet e luleve të cilat i zbukurojnë ato.

View this post on Instagram

A post shared by TOM FORD (@tomford) on Sep 16, 2020 at 4:24pm PDT

Pos ngjyrave të zjarrta, ka përdorur edhe printimin e famshëm animal, të cilin Ford e sjell në formë fustanesh, bluzash dhe fundeve fluide.

View this post on Instagram

A post shared by TOM FORD (@tomford) on Sep 16, 2020 at 4:26pm PDT

Edhe djelmoshat janë veshur mrekullisht me lara – propozon pastele të ndryshme, të kuqe të zjarrtë dhe tone të inspiruar nga lulet. /Telegrafi/