LAJMI I FUNDIT:

Tom Cruise zbuloi arsyen pse ai u dhuron miqve të tij një tortë speciale për Krishtlindje çdo vit

Tom Cruise zbuloi arsyen pse ai u dhuron miqve të tij një tortë speciale për Krishtlindje çdo vit

Çdo vit, gjatë festave të Krishtlindjeve, aktori i njohur Tom Cruise i befason miqtë e tij me një dhuratë të pazakontë, por shumë të shijshme – një tortë të bërë me çokollatë të bardhë dhe kokos, e cila u bë e njohur si “torta Tom Cruise”.

Aktori e praktikon këtë zakon interesant prej shumë vitesh dhe receta e tortës dhe dërgimi i saj është kthyer në një traditë të vërtetë festash mes miqve të tij.

Aktorja Cobie Smulders e cila njihet për rolin e saj si Robin në serialin komik të njohur “How I Met Your Mother” ishte e ftuar në Jimmy Fallon dhe zbuloi se çdo vit e merr këtë tortë speciale nga Tom.


Merry Cruisemas to all and to all a good night. This cake is so good that it’s pretty much why I married @Ian Karmel #christmas #tomcruise #tomcruisecake ♬ Stuck In The Middle – Tai Verdes Watch on TikTok

“Është një tortë me çokollatë të bardhë dhe kokos dhe duhet ta pranoj që është e shijshme. E mbaj në frigorifer dhe zgjat deri në mars sepse shpesh e marr një copë. Normalisht që ajo nuk i pëlqen ëmbëlsirat, por kjo është e mrekullueshme”, tha aktorja.

Të gjitha lajmet nga Tom Cruise
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tom Cruise

Përdoruesja e TikTok, Dana, e cila është e martuar me një skenarist që prej vitesh ka punuar me Tomin në projekte të ndryshme, është arsyeja pse bashkëshorti i saj është gjithashtu në listën e personave të cilëve Cruise ia dërgon këtë dhuratë të ëmbël.

“Kjo tortë është aq e mirë sa është arsyeja kryesore që u martova”, tha Dana me shaka në TikTok.

Domethënë, siç ka pranuar dikur, i pëlqen ëmbëlsirat, por rrallë i konsumon për shkak të stërvitjes. Megjithatë gjatë pushimeve ai mund të shijojë pa pendim tortën e tij të preferuar, ndaj vendosi ta ndajë këtë gëzim të ëmbël me miqtë dhe kolegët e tij.

Mes atyre që Tom Cruise u dërgon këtë dhuratë të veçantë janë emra të njohur si Kirsten Dunst, James Corden dhe Henry Cavill. Është interesante se Cruise filloi ta praktikonte këtë traditë për një arsye shumë personale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli flet për herë të parë për raportin me Gjestin në Post Big Brother VIP Albania

Egli flet për herë të parë për raportin me Gjestin në Post Big Brother VIP Albania

Magazina

"Jam e dashuruar, por nuk e kam takuar akoma" - Loredana tregon vendimin që ka marrë për Jozin

Magazina
Një konkurrent në 'Celebrity Big Brother' në Angli habit opinionin me informacionet nga jashtë - e di se Katy Perry ka udhëtuar në hapësirë

Një konkurrent në 'Celebrity Big Brother' në Angli habit opinionin me informacionet nga jashtë - e di se Katy Perry ka udhëtuar në hapësirë

Magazina
Pritje e ekzagjeruar për Gjestin në koncertin e parë pas daljes, fituesi i BBVA për pak sa nuk digjet nga fishekzjarret në skenë

Pritje e ekzagjeruar për Gjestin në koncertin e parë pas daljes, fituesi i BBVA për pak sa nuk digjet nga fishekzjarret në skenë

Magazina
Margot Robbie shfaqet me stil në Brisbane, me bashkëshortin dhe djalin e tyre të porsalindur

Margot Robbie shfaqet me stil në Brisbane, me bashkëshortin dhe djalin e tyre të porsalindur

Magazina
Justin Bieber i kundërpërgjigjet thashethemeve për martesën, në një postim në Instagram

Justin Bieber i kundërpërgjigjet thashethemeve për martesën, në një postim në Instagram

Magazina
Kalo në kategori