Tom Cruise reagon për herë të parë ndaj ndarjes së Nicole Kidman nga Keith Urban: Karma

Tom Cruise ka thyer heshtjen pas lajmit të ndarjes së Nicole Kidman nga Keith Urban, duke e quajtur situatën “karma”, sipas burimeve të afërta me aktorin.
Nicole dhe Keith i dhanë fund martesës pas 19 vitesh, ndërsa reagimi i Cruise ka tërhequr vëmendjen e medieve, pasi ai rrallë komenton publikisht për ish-bashkëshorten e tij.
Sipas burimeve për International Business Times, Cruise ende mban mend mënyrën se si u trajtua gjatë ndarjes së tyre në vitin 2001, kur Nicole mori shumicën e simpatisë publike dhe ai u portretizua si “fajtori”.

Burimi thotë se aktori u ndje i lënduar nga komentet e aktores dhe imazhi i krijuar rreth tij, ndaj tani e sheh situatën e saj aktuale si një lloj “drejtësie”.
Ai thuhet se po ndjek me kujdes lajmet për divorcin dhe, ndonëse ndien keqardhje për dhimbjen e Nicole, po u tregon miqve se “karma po bën të vetën”.

Sipas të njëjtit burim, Cruise gjithmonë ka menduar se marrëdhënia e Nicole dhe Keith kishte pak pika të përbashkëta dhe ishte e mbivlerësuar, shkruan DailyMail.
Nicole dhe Tom ishin një nga çiftet më të fuqishme të Hollivudit në vitet e 90-ta, derisa u divorcuan në vitin 2001, mes raporteve se arsyeja kryesore ishte refuzimi i aktores për t’u bashkuar me Scientology-n.

Pas ndarjes, Cruise u martua me Katie Holmes në vitin 2006, me të cilën ka vajzën Suri, ndërsa martesa e tyre përfundoi në vitin 2012.
Ndërkohë, Keith Urban u rikthye papritur në rrjetet sociale pas gati dy muajsh heshtje, duke promovuar projektin e tij të ri televiziv amerikan “The Road”, të prezantuar nga Blake Shelton. /Telegrafi/


























































