LAJMI I FUNDIT:

Togerja e FSK-së e para në garën e mbajtur në Kroaci

Togerja e FSK-së e para në garën e mbajtur në Kroaci

Sot në Kroaci u mbajt ceremonia zyrtare për shpalljen e ushtarit më të mirë për vitin 2016, e cila është mbajtur për dy ditë në poligonin ushtarak “Gjakovo”, në Grubisnjo-Polje të Kroacisë. Në këtë garë, në konkurrencën e femrave, Toger Manushaqe Nura zuri vendin e parë dhe është nderuar me medalje.

Gara për përzgjedhjen e ushtarit më të mirë, që mbahet çdo vit në Kroaci, është njëra ndër garat ushtarake më të forta në botë.


Sipas një komunikate të FSK-së, në këtë garë ushtarake kanë marrë pjesë përfaqësuesit e 15 shteteve të NATO-s, si dhe shumë përfaqësues të shteteve partnere të Kroacisë.

“FSK-në e kanë përfaqësuar tre pjesëtarë të saj: Toger Manushaqe Nura dhe Tetarët Binak Podrimçaku dhe Feti Pronaj. Në garën për përzgjedhjen e ushtarit më të mirë të Kroacisë dhe atij ndërkombëtarë, kanë marrë pjesë 145 ushtarë, të cilët kanë marshuar 40 kilometra me 17.6 kilogram ngarkesë në shpinë, si dhe i kanë kaluar-ekzekutuar 13 detyra ushtarake. Pjesëmarrësit nga Kroacia, kanë garuar për zgjedhjen e ushtarit më të mirë të Kroacisë,ndërsa pjesëmarrësit nga shtetet e NATO-s, dhe ato partnere, kanë garuar për zgjedhjen e ushtarit më të mirë ndërkombëtarë, për të dy gjinitë.Edhe kësaj here, në garën ndërkombëtare, FSK-ja u dallua me performancën e saj të shkëlqyeshme, duke dëshmuar me përgatitjen e lartë profesionale dhe të barabartë me pjesëmarrësit e shteteve të NATO-s dhe atyre ndërkombëtar. Kështu, në konkurrencën e femrave, Toger Manushaqe Nura zuri vendin e parë dhe është nderuar me medalje, ndërsa në konkurrencën ndërkombëtare mjaftë të fortë të meshkujve, Tetar Binak Podrimqaku zuri vendin e tretë, ndërsa, Tetari Feti Pronaj të 13-tin, në konkurrencën ndërkombëtarëve”, thuhet në komunikatën e FSK-së.

Gara për përzgjedhjen e ushtarit më të mirë të Kroacisë dhe atij ndërkombëtarë është mbajt, më 11 dhe 12 maj.

“Për FSK-në dhe Kosovën në përgjithësi, ky është edhe një sukses jashtëzakonisht i madh, kur kihet parasysh konkurrencën e fortë të pjesëmarrësve ndërkombëtare. Kjo dëshmoi se FSK-ja, ishte e barabartë profesionalisht me ushtritë pjesëmarrëse në përzgjedhjen e ushtarit më të mirë në Kroaci për vitin 2016”, thuhet në komunikatë.

unnamed (10)

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Lajme
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kalo në kategori