LAJMI I FUNDIT:

Tmava: Trepça është e Kosovës

Tmava: Trepça është e Kosovës

Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, ka reaguar pas deklaratave të kryetarëve serbë të komunave të Kosovës, të cilët janë zotuar se me përkrahjen e Qeverisë së Serbisë do të vihen në mbrojtje të “Trepçës”. Sipas tij, “Trepça” është një dhe e pandashme


Zotimi i gjashtë kryetarëve të komunave me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq, Artanë dhe Graçanicë, para ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, se do të vihen në mbrojtje të “Trepçës” duke insistuar që vendimet për fatin e “Trepçës” nuk mund të jenë të njëanshme dhe se për çdo vendim duhet të pyeten edhe ata, duke pasur parasysh, siç kanë thënë, në faktin “se kapacitetet kryesore të këtij sistemi ndodhen në territorin e komunave me shumicë serbe”, kanë ngjallur reagimin e njohëse të rrethanave, ekonomistëve dhe ekspertëve të fushës së minierave në komunën e Mitrovicës.

Ata vlerësojnë se pas vendimit të kryetarëve të komunave me shumicë serbe, se do ta mbrojnë “Trepçën”, qëndron Serbia, por ka edhe të atillë që vlerësojnë se kryetarët serbë janë inkurajuar me decentralizimin dhe me projektin e “Zajednicës”, sipas të cilës për pjesën e “Trepçës” që shtrihet nëpër territoret e komunave me shumicë serbe pyeten ata vetë. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori