Ky qen madje mund të konkurrojë me kërcimtarë me përvojë

Border Collie është një racë qensh që ka dëshmuar të jetë një ruajtës i mirë i bagëtive, veçanërisht i deleve.


Megjithatë, vajza nga Izraeli, Roni Sagi, tregoi se mund të jenë edhe kërcimtarë të mirë, gjë që u vërtetua me çmimet e shumta që fituan në garat botërore.

Para se të konkurronin për herë të parë, dy vjet më parë, pronarja krenare thotë se ata ushtronin koreografi për dy vjet e gjysmë, transmeton Telegrafi.

Është e qartë se edhe ky Collie kufitar i quajtur Pessah ka talente të tjera.

Siç ka deklaruar në përshkrimin e videos, këtë koreografi e ka praktikuar me dy qen, ndaj ka publikuar përmbledhjen.

Shijoni kërcimin e tyre, do t'ju bëjë të buzëqeshni dhe t'ju ndreqë ditën.

/Telegrafi/