Tjetër shkëmbim mes Barcelonës e Juventusit: Tani marrëveshja për Dembelen dhe Dybalan?

Tuttosport raporton se Juventusi dhe Barcelona mund të hyjnë në negociata mbi një marrëveshje shkëmbimi përfshirë Paulo Dybalan dhe Ousmane Dembelen.
Një vit pas marrëveshjes, ku Miralem Pjanic kaloi në Camp Nou dhe Arthur Melo në drejtim të kundërt, gazeta bën të ditur se Biankonerët mund të kthehen për të bërë një tjetër akord me katalunasit.
Dybala nuk është afër rinovimit me Zonjën e Vjetër dhe marrëveshja e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2022, që do të thotë se e ardhmja e tij në Torino është e pasigurt.
Barcelona është në një situatë të ngjashme me anësorin francez dhe mediumi zbulon se të dy klubet mund të zhvillojnë një operacion të ngjashëm me atë duke përfshirë Pjanicin dhe Melon, siç ndodhi në verën e kaluar. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/03/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































