LAJMI I FUNDIT:

“Titanik 2”, Ibraimi pranoi se ka biseduar me Thaçin

“Titanik 2”, Ibraimi pranoi se ka biseduar me Thaçin

Të dënuarit në Titanik 2 kanë kërkuar nga Gjykata e Apelit, që të heqë dënimin e Penales, sepse janë të pafajshëm. Në një seancë dëgjimore publike para gjykatësve të apelit, avokatët dhe të dënuarit theksuan se Gjykata penale Shkupi 1 kishte vendosur t’i dënonte ata në bazë të supozimeve. I dënuari Bedredin Ibraimi, anëtar i KSHZ-së, i propozuar nga PDSH-ja në vitin 2013, kur vendosej për ankesat për zgjedhjet lokale, konfirmoi se kishte folur me liderin e partisë Menduh Thaçi. Ata janë dëgjuar tri herë. Ai nuk ka pranuar të merr udhëzime, por ato biseda ai thotë se – janë fshehur. Në mbrojtjen e tij, ai komentoi edhe bisedën e përgjuar mes Radmila Shekerinskës dhe Fatmir Besimi, të publikuar nga banori i Kërçovës, El Çeka, ku Shekerinska kërkon që anëtari i BDI-së, në KSHZ të votojë në mënyrë parimore.

“Ishte publikuar një bisedë identike mes Sheqerinskës dhe Fatmir Besimit. Sheqerinska thotë – kemi siguruar tre vota, na duhet edhe një votë, ajo është vota e anëtarit tuaj. Cila ishte vota e tretë e sigurt e LSDM-së në të njëjtat zgjedhje në 2013, duke e ditur përbërjen e KSHZ-së? Tre anëtarë atëherë ishin nga OBRM-PDUKM-ja si qeveri, dy nga LSDM, një nga BDI-ja dhe unë nga radhët e PDSH-së”, tha Bedredin Ibraimi, ish-anëtar i KSHZ-së.


Ish-anëtarët e tjerë të dënuar të KSHZ-së nga OBRM-PDUKM-ja, Vlatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska kërkuan që Apeli t’i lirojë nga fajësia. Ata kanë votuar sipas bindjes së tyre për anulimin e votimit në vendvotimin në Strumicë. Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, i cili në bombat e publikuara në kohën kur LSDM ishte opozitë i paraqitet Thaçit dhe kërkon mbështetjen e PDSH-së që të ketë ri-votim në Strumicë, sot tha se pret që aktvendimi të shfuqizohet.

“Unë besoj në dinjitetin e gjykatave tona dhe jam i bindur se do marrin vendimin e drejtë”, pohoi Sasho Mijallkov, ish drejtor i DSK-së.

Në seancën e sotme publike nuk erdhi vetëm Menduh Thaçi. Ai me vendimin e shkallës së parë është dënuar me 3 vjet e dy muaj. Bedredin Ibraimi mori dënim prej 4 vjet e gjashtë muaj. Sasho Mijallkov u dënua me tre vjet njëjtë si ish anëtarët e mëhershëm të KSHZ-së, Sasho Srcev, Vllatko Sajkovski dhe Aneta Stefanovska./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori