Ylli i “High School Musical”, e cila aktualisht është në lidhje me valltarin Jared Murillo, thotë se ajo ka dështuar me aktorët në të kaluarën.

“Disa prej tyre janë aq të dhënë pas vetes. Bie në dashuri me karakterin e tyre... dhe pastaj kupton se ata nuk janë aq të ndjeshëm”, ka thënë aktorja për revistën Cosmopolitan.

“Unë nuk pi alkool as duhan. Nuk jam një klubiste e mirë dhe kurrë nuk kam qenë. Jam një tip ca dembele”, ka shtuar Tisdale.