Presidenti i saj, Enio Jaço, thotë se Memorandumi i Bashkëpunimit Ekonomik mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, që u nënshkrua javën e kaluar, pritet të ngrejë në nivele të ndjeshme investimet dhe shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve.
Shqipëria, thotë ai, pritet të përfitojë ndjeshëm edhe nga projektet e përfshira në marrëveshjen Kosovë – Serbi.
Ky 20 vjetor i themelimit e gjeti Dhomën Amerikane të Tregtisë në Shqipëri me një seri projektesh dhe sfidash përpara. Edhe pse një vit pandemie dhe dëmtimesh të tjera, nënshkrimi i memorandimit për bashkëpunim ekonomik Shqipëri-SHBA dhe marrëveshje të tjera me rëndësi për ekonominë e rajonit e kanë kthyer optimizmin tek anëtarët e Dhomës Amerikane.
Presidenti i saj, Enio Jaço, thotë se këto 20 vjet e deri sot Dhoma Amerikane e Tregtisë ka qenë shumë produktive, e strukturuar mirë me vision të qartë, në mbrojtje të të drejtave të anëtarëve dhe të komunitetit të biznesit.
“Mendoj se ajo ka dhënë një impakt të lartë në mbrojtje të ekonomisë së tregut, parimeve të ekonomisë së tregut, gjithmonë ka denoncuar praktikat e pandershme, ka promovuar praktikat transparente dhe ka ndikuar në mënyrë të vazhdueshme drejt përmirësimit të klimës së biznesit në Shqipëri” – thotë zoti Jaço.
Javën e shkuar u nënshkrua në Tiranë Memorandumi i Bashkëpunimit Ekonomik Shqipëri – SHBA, ku theksi kryesor u vu tek investimet dhe raportet e biznesit. Zoti Jaço thotë se ky memorandum është nga më të rëndësishmit që nga vitet 90 në lidhje me bashkëpunimin ekonomik shqiptaro – amerikan dhe dëshmon interesin e SHBA-ve për ekonominë e Shqipërisë dhe të rajonit. Projekti për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës është një lajm shumë i mirë për ekonominë shqiptare.
“Tani që projektet TAP dhe Devolli janë drejt përfundimit të tyre, Skavica do të ofrojë një impuls të ri, do të ofrojë një numër të madh punësimesh për shqiptarët. Gjithashtu do të ofrojë mundësi pune për nën kontraktorët shqiptarë, përfshirë edhe anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Po është më shumë se kaq. Në të njëjtën kohë I mundëson Shqipërisë një pavarësi energjtike, po gjithashtu mundëson që të jetë një lider në rajon sa i përket energjisë” – thotë zoti Jaço.
E nxitur nga marrëveshjet e fundit ekonomike në rajon, Dhoma Amerikane të Tregtisë në Shqipëri po forcon bashkëpunimin me partnerët tanë ndërkombëtarë, së pari me me Dhomën Amerikane në Uashington si dhe me rrjetin e gjerë të 109 dhomave amerikane në të gjithë botën për të rritur investimet e huaja këtu. Ndërkohë, klima e biznesit mbetet për t’u përmirësuar, duke nisur nga heqja e pengesave si monopolet dhe tregtia e pandershme, thotë zoti Jaço, kërkesa këto që përsëriten për vit, por nuk vlerësohen sa duhet.
“Klima e biznesit është më e rëndëishme se kurrë në këtë moment. Nëse deri tani ne kemi një bilanc tregtar me SHBA, i cili ka qenë nën potencialin e saj, tani ne kemi mundësi përmes këtij memorandumi që ta rritim këtë potencial ndoshta në nivelet më të larta në Ballkan. Kush mund ta pengojë arritjen e këtij ptenciali? Një nga arsyet mund të jetë klima e biznesit” – thotë zoti Jaço.
Krahas memorandumit ekonomik SHBA – Shqipëri, Dhoma Amerikane e Tregtisë sheh me optimizëm edhe marreveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, që u nënshkrua në Uashington. Drejtuesi i saj, Enio Jaço, thotë se marrëveshja për normalizimin do të transformojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe Kosovës, por do të ketë një ndikim pozitiv për Shqipërinë. Në marrëveshje përmendet ndërtimi i një infrastrukture gjigande, që lidh Serbinë me Kosovën, dhe del në një nga portet detare të Shqipërisë.
“Nëse kjo ndodh, atëherë do të thotë se kjo e shndërron Shqipërinë në një lloj qendre rajonale për sa i përket tregtisë rajonale, me një perspektivë të gjerë me një impakt shumë të lartë. mendoj se do të jetë një potencial i jashtëzakonshëm dhe do të jetë detyra e politikës dhe e sektorit privat që ta bëjë të mundur këtë realitet” – thotë zoti Jaço.
Dhoma Amerikane e Shqipërisë ka marrëdhënie shumë të mira me Dhomat amerikane në Kosovë, në Serbi, në Maqedoninë e veriut etj. dhe nga fryma e bashkëpunimit do të vijë ofrimi i punës për nënkontraktorët e rrjetit të tyre, thotë zoti Jaço, por natyrisht kjo është një mundësi e madhe edhe për bizneset e tjera shqiptare. Dhoma Amerikane me anëtarët e saj përfaqëson një bashkim kompanish me 38 mijë punonjës dhe me xhiro të përbashkët sa 21 për qind e prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tenderët me mazut, Jahoski në burg shtëpiak, Prokuroria nuk ankimon vendimin e Gjykatës

Rokas: Ekziston aktivitet i fortë diplomatik për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët