LAJMI I FUNDIT:

Tirana kërkon fazën e grupeve në Ligën e Evropës, përballë tyre Young Boysi

Tirana kërkon fazën e grupeve në Ligën e Evropës, përballë tyre Young Boysi

Tirana do të zbret në fushën e Young Boys me qëllimin e vetëm realizimin e ëndrrës për pjesëmarrje për herë të parë në historinë e saj në fazën finale të një gare evropiane.

Tirana është përgatitur prej kohësh për ndeshjen me kampionët e Zvicrës teksa kanë shfrytëzuar dhe bojkotin e kampionatit. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:30.

Tirana ka mbërritur dje në Bernë pas më shumë se 3 orë e 30 minutash udhëtimi, ku ka kryer edhe stërvitjen.


Skuadra ka qenë e plotë, ndërsa kapiteni Idriz Batha, përtej shqetësimeve, do të luajë nga minuta e parë.

Erjon Hoxhallari ka probleme me shpinën, dhe sipas të gjitha gjasave, do ta nisë ndeshjen nga stoli. Në seancën e fundit skuadra ka provuar edhe goditjet nga penalltia.

Formacioni i Tiranës

Duke nisur nga porta, Visar Bekaj pritet të debutojë sot me fanellën bardhëekaltër, pas kalimit nga Prishtina.

Trajneri Emanuel Egbo i beson qendrën e mbrojtjes dyshes Vangjeli-Najdovski. Për sa u përket krahëve, maqedonasi tjetër Tosevski pozicionohet në krahun e djathtë, kurse Ismajlgeci merr vendin e Erion Hoxhallarit në të majtë.

Mesfusha do të plotësohet me Jurgen Çelhakën dhe Idriz Bathën, ndërsa më të avancuar do të jenë Augustin Torasa, Ëinful Cobina dhe Elton Kale.

Në sulm do të jetë supertalenti Ernest Muçi.

/Panorama Sport/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori