LAJMI I FUNDIT:

Tipari kryesor i Galaxy S10 konfirmohet për më shumë se një pajisje

Tipari kryesor i Galaxy S10 konfirmohet për më shumë se një pajisje

Samsung Galaxy S10 është vendosur të shfaqet në jo vetëm një por tre telefona të ndryshëm dhe të gjithë ata duhet të kenë sensorin e gjurmëve të gishtave nën-ekran.

Sipas burimeve të faqes së lajmeve koreane The Investor, Samsung është duke u përgatitur për të përfshirë lexuesit e gjurmëve të gishtave nën ekran në të tre telefonat e ri Galaxy S10 – që do të thotë se edhe pajisja me çmim më të lirë mund të përfitojë nga një ekran pa korniza.

Megjithatë, vetëm dy modelet e para do të kenë lexuesin më të fundit të gjurmëve të gishtave nën ekranet e tyre. Opsioni i tretë më i volitshëm do të përdorë teknologjinë optike të leximit të gishtave.


Samsung Galaxy S10 pritet të shfaqet në fillim të vitit 2019, ndoshta në konferencën CES në janar, dhe pritet të sjell një aparat fotografik me tre lente, lidhje 5G dhe një ekran të madh pa korniza.