LAJMI I FUNDIT:

TINGËLLIMA 100

TINGËLLIMA 100

Poezi nga: William Shakespeare
Përktheu: Alfred Kola

Ku je, o Muzë, harron kaherë
Të thuash cili të jep fuqinë?
Ç’e mpak furinë me këng’ pavlerë,
Dhe shter fuqinë për kotësinë?
Rifito kohën, o Muzë harraqe
Që shpërdorove me përtacinë;
Këndoji veshit që t’i çmon vargjet,
E t’i jep penës temë e mjeshtërinë.
Çohu gjumashe; dhe shihe mikun,
Që po gdhend koha, po i lë rrudha;
Talle ti mplakjen, q’e ka sfilitur,
Përbuze kohën t’i ndalet udha.
Sfidoje kohën, shpejt jepi famë,
Pengoja kosën, të shtremb’rën kamë.