Tiger Woods është larguar nga spitali për të vazhduar shërimin e tij në shtëpi, tre javë pas aksidentit të tmerrshëm që pësoi me makinën e tij.

Legjenda e golfit e theu këmbën pasi u rrotullua me veturë, derisa u dashtë të dërgohej me urgjencë në spitalin e Kalifornisë me 23 shkurt.


Woods ka shkruar në Twitter: “I lumtur të ju tregoj se jam rikthyer në shtëpi dhe të vazhdojë rikuperimin”.

“Jam falënderues për të gjithë mbështetjen dhe kurajon që ka marrë në javët e kaluara. Faleminderit për kirurgët, mjekët, infermierët dhe stafin e pabesueshëm në Qendrën Mjekësore Harbor-UCLA dhe Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai”.

"Të gjithë ju jeni kujdesur kaq shumë për mua dhe nuk mund t'ju falënderoj sa duhet. Do të shërohem në shtëpi dhe do të punoj për t'u bërë më i fortë çdo ditë".

Woods u detyrua të nënshtrohej një operacioni për të rregulluar dy fraktura në këmbën e tij të djathtë dhe një në kyçin e këmbës të ndrydhur pasi makina e tij u rrotullua dhe doli nga rruga. /Telegrafi/

telegrafi sport app