Tiger Woods arrestohet nga policia pas aksidentit dramatik, akuzohet për drejtim të makinës nën ndikim të substancave

Legjenda e sportit të golfit, Tiger Woods tregoi shenja të marramendjes dhe u arrestua të premten mbrëma në vendin e aksidentit në të cilin ai goditi një automjet tjetër dhe më pas u rrokullis me Land Rover-in e tij.
Sherifi i Qarkut Martin, John Budensiek, tha se Woods nuk u lëndua. Ai arriti të dilte nga dera e pasagjerit të automjetit të tij.
Dyshohet se ai refuzoi ta bënte testin e urinës dhe u arrestua për DUI (kundërvajtje penale dhe administrative që përfshin drejtimin e një automjeti nën ndikimin e alkoolit, drogës së ligjshme ose të paligjshme).
Tiger Woods has been arrested and jailed for driving under the influence, property damage and refusal to submit to a lawful test after being involved in a car crash in Florida. pic.twitter.com/LscoOCAmlz
— Sky Sports News (@SkySportsNews) March 27, 2026
Aksidenti ndodhi jo shumë larg vendit ku jeton Woods në Ishullin Jupiter.
Budensiek tha se Woods u përpoq të parakalonte një kamion që mbante një makinë larëse me presion ndërsa ngiste në një rrugë me dy korsi. Land Rover-i devijoi për të shmangur përplasjen ndërsa e parakaloi kamionin, por u përplas me pjesën e pasme të rimorkios së kamionit. Mjeti i Woods më pas u rrokullis në anën e shoferit.

Kjo është të paktën hera e tretë që Woods përfshihet në një aksident me makinë. Herën e fundit që kjo ndodhi ishte në shkurt të vitit 2021, kur SUV-i i tij doli nga rruga bregdetare në Los Angeles me shpejtësi të lartë, gjë që çoi në lëndime të shumta në këmbë. Woods tha më vonë se mjekët po merrnin në konsideratë amputimin.

Që nga ai aksident në vitin 2021, ai ka luajtur në 11 turne. Katër herë ka arritur të përfundojë të 72 vrimat, por kurrë nuk ka qenë më afër se 16 goditjeve pas fituesit.
Ai u arrestua gjithashtu për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit në vitin 2017, kur policia në Floridën Jugore e gjeti Woods duke fjetur në timonin e makinës së tij, e cila ishte parkuar në mënyrë të çuditshme dhe kishte dëmtime në anën e shoferit. Woods tha në atë kohë se kishte marrë kombinimin e gabuar të qetësuesve të dhimbjeve. Më vonë ai u deklarua fajtor për drejtim mjeti të pakujdesshëm. /Telegrafi/
Tiger Woods’ mugshot after being arrested for DUI today. pic.twitter.com/jVGPH1HFpm
— GOLF.com (@GOLF_com) March 28, 2026





















































