Tifozi i Man Cityt e godet grusht atë të Liverpoolit para syve të policisë - krijohet një tollovi e vogël

Një tifoz i Manchester Cityt u kap nga kamera duke sulmuar një tifoz të Liverpoolit përpara ndeshjes mes dy ekipeve.
Ndeshja zhvillohet në Wembley për gjysmëfinalen e FA Cup, ku dy skuadrat më në formë në Evropë do të takohen sërish.
Forcat e policisë hynë me shpejtësi për të ndarë dy palët e përfshira përpara se incidenti të përshkallëzohej më tej.
Nuk është e qartë saktësisht se çfarë e frymëzoi agresionin, megjithëse shpresojmë që tifozi i goditur të jetë i sigurt dhe të mos ketë pësuar shumë dëme.
Manchester City dhe Liverpooli janë në luftë në tre fronte: Ligën e Kampionëve, Ligën Premier dhe FA Cup. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/04/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































