Tifozët i vërshëllejnë lojtarët dhe trajnerin pas debaklit nga Japonia, Flick: Jam i duhuri për Gjermaninë

Gjermania ka pësuar një tjetër humbje, kësaj radhe është mposhtur para adhuruesve të vet nga Japonia.
Në sfidë e zhvilluar në Volkswagen Arena të Wolfsburgut, gjermanët u turpëruan nga japonezët pasi pësuan humbje me rezultat të thellë 1-4.
Është humbja e tretë radhazi për Gjermaninë dhe e katërta në pesë ndeshjen e fundit.
Kjo ka bërë që 25 mijë tifozët e pranishëm në Volkswagen Arena të vrëshëllejnë futbollistët në fund të ndeshjes për paraqitjen shumë të dobët.
Edhe dorëheqja e trajnerit Hans-Dieter Flick është kërkuar, megjithatë ai nuk e mendon një gjë të tillë dhe ka deklaruar pas ndeshjes se është trajneri i duhur për Gjermaninë.
"Është e qartë që zhgënjimi është i madh dhe mund të kuptojmë edhe kritikat që na vijnë, por nuk mund të them më shumë se kaq".
"Po punojmë mirë dhe jam trajneri i duhur për Kombëtaren tonë. Ka shumë dinamika në futboll, nuk do ta kuptosh kurrë se çfarë vjen më pas", u shpreh Flick. /Telegrafi/




















































