Lista e publikuar nga Gianni De Biasi, për dy miqësoret e marsit, lënia jashtë saj, veçanërisht e Alban Mehës, ka shkaktuar polemika të shumta në mjedisin sportiv shqiptar.
I pari që reagoi ishte vëllai-menaxher i mesfushorit të Konyasporit, duke hedhur poshtë argumentimin e trajnerit kuqezi për këtë zgjedhje.
Por, në rrjetet sociale, në faqe të ndryshme të tifozëve të kombëtares, kanë nisur “fushata” pro lojtarit në fjalë, që konsiderohet si njëri ndër më të mirët për momentin, nëse i referohemi aktivizimit me klubin respektiv, golat, asistet dhe produktivitetin në tërësi.
Lista e publikuar nga De Biazi, për dy miqësoret e marsit, lënia jashtë saj, veçanërisht, e Alban Mehës, ka shkaktuar polemika të shumta në mjedisin sportiv shqiptar. I pari që reagoi ishte vëllai-menaxher i mesfushorit të Konyasporit, duke hedhur poshtë argumentimin e trajnerit kuqezi për këtë zgjedhje. Por, në rrjetet sociale, në faqe të ndryshme të tifozëve të kombëtares, kanë nisur “fushata” pro lojtarit në fjalë, që konsiderohet si njëri ndër më të mirët për momentin, nëse i referohemi aktivizimit me klubin respektiv, golat, asistet dhe produktivitetin në tërësi.
Thuajse të gjithë mbështetësit e kombëtares janë kundër përjashtimit të Mehës, ndërsa në kor i kujtojnë 59-vjeçarit nga Sarmede: “Po gaboni De Biasi!” Tifozët nuk kanë munguar që kundërshtinë e tyre t’i shfaqin edhe në faqen zyrtare në Facebook të vetë De Biasit, madje duke ia parashtruar shqetësimin në italisht. Më poshtë po botojmë disa nga këto komente (mesazhe), të cilat janë të gjitha për thirrjen e Mehës në kombëtare para disa të tjerëve.
Elion Kola shkruan: ”Giani, për ne je hero, por thjesht jemi të shqetësuar për Mehën. Dhe, duke qenë se ai është në superformë, duhet të jetë ftuar nga ju në kombëtare. Ju thoni se duhet të japim maksimumin, gjë që po e bën Meha më së miri në klubin e tij, në të gjitha mënyrat. Ta largosh atë nga kombëtarja do të thotë se gjërat nuk janë mirë, se jeni në shërbim të klientëve. Shpresoj ta rishohësh këtë gjë. Meha duhet të thirret patjetër. Inatet personale nuk i bëjnë mirë kombëtares. Ajo qëndron mbi gjithçka. Mendoj se para Shalës dhe Lilës duhej ftuar Meha. Justifikimi juaj se Meha luajti vetëm 13 minuta në eliminatore nuk ka sens!”
Erald Braka vijon: “Përshëndetje mister. Faleminderit për gjithçka ke bërë për Shqipërinë, do të jeni gjithmonë në historinë e kombëtares sonë. Pavarësisht kësaj, ju duhet të ndiqni mënyrën meritore për klasifikimin e lojtarëve. Ju lutem lexoni vlerësimin dhe opinionet e tifozëve tanë, të paktën për dy ndeshjet miqësore.” Ani Sheqeri nënvizon: “Poshtërsi kjo që po ndodh me Alban Meha. Si jua nxjerr goja, që thoni se ai luajti vetëm 13 minuta. Po Meha ishte i dëmtuar. Italianët janë të gjithë njësoj. Ndodh sit e Juventusi, ku luajnë Evra dhe Mandzukiç, në vend të Alex Sando dhe Morata. Meha është një lojtar yll për ekipin tonë kombëtar dhe duhet të luajë.”
Myftari Leonard tregohet edhe më i ashpër: “Eshtë një turp përjashtimi nga kombëtarja i Alban Mehës, njëri nga lojtarët më në formë. Mirë De Biazi, po drejtuesit e FSHF-së, a kanë sy ta shohin se sa mirë po paraqitet me ekipin e tij?! Ne nuk kemi luksin e kombëtareve të mëdha europiane që të lëmë jashtë një lojtar si Meha! E turpshme.” Indrit Bejtaga ka këtë mendim: “Ju tradhëton fytyra De Biazi, se keni diçka personale në këtë histori. Zotëri, ju lutem, nuk është gjë e mire kjo që po bëni. Nuk duhet të hapni një çështje në këtë moment në kombëtare. Eshtë më shumë se e qartë për këdo: Meha e meriton të jetë në kombëtare para shumë e shumë të tjerëve, që ju keni ftuar. Është lojtari më i mirë që kemi për momentin, pa asnjë pikë dyshimi. Një burrë i vërtetë duhet ta provojë lojtarin, duke i dhënë mundësinë në miqësore, pastaj të thotë më pëlqen apo jo. Respekt maksimal për punën që keni bërë me Shqipërinë, por në këtë rast po gaboni!”
Florian Tahiri kërkon përgjigje të arsyeshme nga De Biazi: “Mister, presim të japësh një përgjigje më të arsyeshme pse nuk thirret Alban Meha. Në listë janë disa lojtarë, që nuk duhen për asgjë, sepse klubet e tyre nuk i aktivizojnë. Meha është në formën më të mirë dhe ju nuk e thirrni atë. Ne kemi besim tek ju, por ju lutem rishikojeni vendimin për Mehën. Ai na duhet në Europian për shkak të cilësisë që ka.” Endrit Bolani shfaqet mjaft i habitur: “A mund të thirret Lila para Mehës? Ti, ose je i verbër, ose nuk kupton nga futbolli. Jemi ngopur me ty, me formacionin e dreqit. Ne e duam titullar Mehën!” Ylber Isufi e konsideron tekë të De Biazit mosthirrjen e mesfushorit të Konyasporit: “De Biasi, kam shum respekt për ty, je një trajnjer i madh, por mos vazhdo edhe ti si ata të tjerët, me teka. Alban Meha na duhet, sepse është një lojtar i madh. Ju lutemi merreni në konsideratë kërkesën tonë.”
Rezart Abdiu ka këndvështrimin e tij të problemit: “Nuk na kualifikove ti, na kualifikoi fati. Loja e ekipit ka qenë në rënie të vazhdueshme. Mesfusha shumë e dobët. Të mundje Serbinë këtu në Shqipëri, atëherë do të ishte merita jote. Fitorja me Armeninë ka shumë “baballarë”, e dinë të gjithë, edhe vetë FSHF-ja. Ti fute Gashin në vend të Roshit në krahun e djathtë. Fute Agollin në vend të Alijit, që është në superformë. Dhe kryesorja, nuk fton Mehën! Nëse do të mbash inat, bëje te shtëpia jote, jo te kombëtarja e krejt shqiptarëve. Po s’ke faj, faijin e kana ata që të kanë vendosur aty dhe do t’u lësh përçarje në ekip pas Europianit, kur të largohesh. Të kanë ngritur shumë më shumë seç je realisht. Je ti që po bën emër te kombëtarja jonë. Do të të shohim në ekipin që do të marrësh mbas kuqezinjve, çfarë je në gjendje të bësh. Rroftë Duka, se për ty kishim dalë të parafundit, si gjithmonë!”
Erjon Cmeta Albania shkruan: “Mister, nuk e kuptoj pse nuk është Alban Meha në kombëtare. Ai është në gjendje shumë të mirë në këtë periudhë. Pse ke ftuar lojtarë që kanë kohë pa luajtur në klubet e tyre? Unë mendoj se kjo është një gjë personale midis jush.” Kapo Kapllani lë këtë koment: “Përshëndetje Gani. Respekte për gjithçka ke bërë dhe po bën për kombëtaren e Shqipërisë. Por, unë do të ndalesha pak në lidhje me Mehën. Eshtë lojtar që ka cilësi, të cilin çdo ekip do ta dëshironte. Ai ka dëshmuar me klubet se di të vendosë në situata të vështira. Edhe unë mendoj se Shqipëria të ka bërë ty të madh e jo ti Shqipërinë. Mos u bëj inatçor dhe të na humbësh lojtarin më të mirë. Për të mirën e kombëtares nuk duhen mbajtur inate personale, por duhet profesionalizëm.” /telesport/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L'Equipe thotë se situata është komplekse
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje