Tifozët e Zakho SC fitojnë Çmimin e FIFA-s për Tifozë për vitin 2025

Tifozët e klubit irakian Zakho SC janë shpallur fitues të Çmimit të FIFA-s për Tifozë për vitin 2025, falë një gjesti të jashtëzakonshëm humanitar që mori vëmendje ndërkombëtare.
Mbështetësit e Zakho SC u dalluan para ndeshjes kundër Al-Hudood, më 13 maj, kur hodhën mijëra lodra në fushë si shenjë solidariteti.
Lodrat u mblodhën përpara fillimit të takimit dhe më pas u dhuruan fëmijëve që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, duke sjellë emocione të forta dhe duke dhënë një mesazh të fuqishëm humanizmi përmes sportit.
A special community. 🫂
Zakho SC fans win the FIFA Fan Award. 🌟
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 16, 2025
Ndërkohë, Çmimi i FIFA-s për “Fair Play” për vitin 2025 iu dha Andreas Harlas-Neuking, mjekut të skuadrës gjermane Jahn Regensburg.
Ai u vlerësua për veprimin e tij heroik, pasi shpëtoi jetën e një tifozi gjatë një ndeshjeje në muajin prill, duke reaguar menjëherë në një situatë emergjente.
Andreas Harlass-Neuking wins the FIFA Fair Play Award! 🤝#TheBest
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 16, 2025
Këto dy çmime dëshmojnë se futbolli nuk është vetëm lojë dhe konkurrencë, por edhe solidaritet, humanizëm dhe përgjegjësi njerëzore. /Telegrafi/












































