LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Olympiacosit provokojnë Besnik Hasin, hapin pankartën “Kosova është Serbi” (Video)

Tifozët e Olympiacosit provokojnë Besnik Hasin, hapin pankartën “Kosova është Serbi” (Video)

Ashtu siç pritej, nuk kanë vonuar shumë provokimet e tifozëve të Olimpiakos ndaj Besnik Hasit. Që në ditët e para të emërimit të tij në stolin e kampionëve të Greqisë, shumë ultras të skuadrës i dolën kundër klubit, duke u nisur nga fakti se Hasi ishte shqiptar e për më tepër me origjinë nga Kosova.

Grupimet e tifozërisë së Olimpiakos kanë bërë prej kohësh të qartë se janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe herë pas herë shpalosin në ndeshjet e skuadrës së tyre parullat “Kosova është Serbi”. Këtë qëndrim, ata ia kanë bërë të qartë edhe gjakovarit Hasi në ndeshjen e djeshme miqësore kundër Asteras Tripoli.

Në stadium, që në fillimin e ndeshjes, e deri në fundin e saj, është shpalosur një parullë e tillë, ndërsa askush nga klubi as ka marrë mundimin të kundërshtojë ultrasit e Olimpiakosit. Përkundrazi, në një pjesë të videos së publikuar nga vetw klubi në “You Tube”, shihet pjesë e parullës në fjalë gjatë gjithë ndeshjes.


Në fund të ndeshjes, edhe vetë Hasi është detyruar të bëjë intervistat e tij duke pasur në sfond një parullë të tillë provokuese.

Sigurisht që ky nuk ishte fillimi që priste Hasi në eksperiencën e tij në stolin e Olimpiakosit ndërsa duhet të bëhet gati për provokime të tjera, sepse klubi i tij, në turin e tretë eliminator të Ligës së Kampioneve, do të përballet me Partizanin e Beogradit.

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori