Tifozët e Chelseat e bëjnë të qajë gruan e Contes me këngët drejtuar italianit (Foto)

Tifozët e Chelseat kanë bërë të qajë gruan e trajnerit të tyre, Antonio Contes, pak para fillimit të ndeshjes.
Në një fitore me katër gola kundër Watford në Stamford Bridge, trajneri italian mori urimet për titullin nga tifozët e klubit.
Gruaja e tij, Elisabetta Muscarello, ishte në stadium ku pas këngëve për italianin ajo filloi të qajë.

Muscarello shihet rrallë në ndeshjet e Chelsea, pasi ajo jeton me vajzën e tyre të vogël në Itali.

Trajneri 47-vjeçar është duke menduar që të marrë edhe familjen në Londër për vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































