LAJMI I FUNDIT:

A do t’ia dalë Zafiri në misionin e ribashkimit të opozitës?

A do t’ia dalë Zafiri në misionin e ribashkimit të opozitës?

Deputeti i partisë “Nisma për Kosovën” dhe njëri nga kritikuesit më të mëdhenj të koalicionit qeverisës PDK-LDK, Zafir Berisha, ka nisur një mision të vështirë dhe për shumëkënd vështirë të realizuar.

Ai po mundohet t’i ribashkojë partitë opozitare, “Vetëvendosjen”, AAK-në dhe “Nismën”, në një front të përbashkët kundër Qeverisë “Mustafa”. Por pas thyerjes së heshtave ndërmjet LVV-së dhe AAK-së, ribashkimi konsiderohet “mision i pamundur” i Berishës.

Përderisa Lëvizja “Vetëvendosje” nuk ka dhënë qëndrimin e saj për këtë çështje, pavarësisht insistimit të “Zërit” për të marrë një përgjigje, në AAK nuk japin shumë shpresa për ribashkim me “Vetëvendosjen”.


Ndërkohë analistët politikë në vend vlerësojnë se ribashkimi i opozitës është i domosdoshëm nëse këto subjekte mendojnë ta largojnë nga pushteti koalicionin aktual qeverisës.

Deputeti i “Nismës”, Zafir Berisha, ka thënë se edhe pas ndarjes së AAK-së e “Nismës” me “Vetëvendosjen” ka vazhduar të mbajë kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e subjekteve opozitare dhe, sipas tij, deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja nuk përjashtohet mundësia e formimit të bllokut të bashkuar opozitar.

Berisha ka thënë se është ithtar i bashkimit të opozitës, pasi, sipas tij, në atë mënyrë do ta largonin nga pushteti koalicion aktual qeverisës. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori