LAJMI I FUNDIT:

A do t’i kthehet PPD-së Abdyladi Vejseli?

A do t’i kthehet PPD-së Abdyladi Vejseli?

Partia më e vjetër shqiptare në Maqedoni gjithmonë ka pasur probleme me udhëheqësinë. Edhe këtë herë, si disa herë tjera ka probleme me udhëheqësinë e partisë, ku kryetarët ndërrohen për disa muaj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zërat se do të kthehet kryetari i mëparshëm në krye të partisë ka kthyer konfliktet në këtë parti.


Gjykata e Tetovës kishte vendosur që kryetar të jetë Faton Aliti, djali i ish-kryetarit të kësaj partie Abdyraman Aliti.

Tani pritet që kryetar i PPD-së të emërohet Abdyladi Vejseli. Për këtë, do të organizohet kongres partiak më 10 shtator me 700 delegatë ku pritet edhe zgjedhja e tij si kryetar pas rrëzimit të vendimit nga Gjykata e Apelit në Gostivar./Telegrafi/