LAJMI I FUNDIT:

A do t’i humbë City titujt e Ligës Premier shkaku i akuzave? Wenger jep parashikimin e tij

A do t’i humbë City titujt e Ligës Premier shkaku i akuzave? Wenger jep parashikimin e tij

Arsene Wenger thotë se është i befasuar me zhvillimet e fundit te Manchester Cityt, ku këta të fundit po akuzohen për shkelje të rregullave financiare.

Nëse klubi shpallet fajtor, ata përballen me një sërë sanksionesh, duke përfshirë përjashtimin nga liga dhe heqjen e titujve që kanë fituar nga viti 2009 deri në 2018.

Por, Wenger nuk është i bindur se Citizens do të humbasin titujt e tyre, pasi ai pranon se ishte i befasuar nga akuzat.


Liga Premier detyrohet të korrigjojë gabime të shumta në lidhje me akuzat e tyre kundër Manchester Cityt
Lexo po ashtu Liga Premier detyrohet të korrigjojë gabime të shumta në lidhje me akuzat e tyre kundër Manchester Cityt

“Isha në këtë pozicion, më duhej të luftoja kundër klubeve që kishin burime të pakufizuara financiare”, ka thënë ai për beIN SPORTS.

“Unë e di mirë se çfarë është të jesh në atë pozicion dhe thjesht ndjeva se në çdo klub duhet të punosh me burimet e tua dhe të bësh më të mirën që mundesh”.

“Pasi është problemi i Ligës Premier për të marrë masa, unë nuk mund të komentoj më shumë. FFP nuk është perfekt, jam plotësisht dakord me këtë dhe pyes se a duhet lejuar persona që kanë burime të pashtershme financiare?”.

"Jam i bindur se Manchester City ka mashtruar” - nga UEFA kthehen pas në kohë për shkeljet e klubit anglez
Lexo po ashtu "Jam i bindur se Manchester City ka mashtruar” - nga UEFA kthehen pas në kohë për shkeljet e klubit anglez

“Nuk mund ta besoj këtë. Cili është interesi për të blerë një klub futbolli”, shtoi më tej Wenger.

I pyetur nëse Manchester City rrezikon të humbasë titujt e ligës, francezi u përgjigj: “Shanset janë shumë të vogla”.

Kreu i panelit gjyqësor që do të udhëheqë hetimin për shkeljet e supozuara nga Man City është tifoz i Arsenalit
Lexo po ashtu Kreu i panelit gjyqësor që do të udhëheqë hetimin për shkeljet e supozuara nga Man City është tifoz i Arsenalit

“Unë e njoh mjaft mirë Khaldoon Al Mubarak (pronari i Man Cityt) dhe mendoj se ai është një njeri inteligjent dhe i ndershëm, u befasova shumë nga akuzat me të cilat përballen, kështu që le të shohim rezultatin”.

“Nëse ata janë fajtorë, atëherë do të përballen me dënime, nuk e di se cilat do të jenë masat ndëshkuese ndaj tyre”, potencoi më tej ish-strategu i Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Premier League

"Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm" - Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit

Serie A
Kosova me paraqitje shumë të dobët ndaj Zvicrës - shënojnë vetëm 43 pikë

Kosova me paraqitje shumë të dobët ndaj Zvicrës - shënojnë vetëm 43 pikë

Sport
Kalo në kategori